LAJMI I FUNDIT:

30 ditë paraburgim për personin që shkeli me veturë familjen shqiptare në Kumanovë

30 ditë paraburgim për personin që shkeli me veturë familjen shqiptare në Kumanovë

Me vendim të Prokurorit Publik, Gjykata Themelore-Kumanovë ka shqiptuar vendimin për paraburgim prej 30 ditësh për personin që tentoi të shkel me veturë 3 anëtarët e familjes shqiptare nga Kumanova, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën mbrëma brenda në qytet ku kanë mbetur të lënduar S.A 36 vjeç, shoqja (M.K) dhe djali 4 vjeçar i cili tani është në gjendje të rëndë shëndetësore.

S.A pas aksidentit deklaroi ”Ishim në spitalin e Kumanovës duke pritur rradhë për ti dhënë djalit një ineksion. Në ato momente erdhi një rast urgjentë dhe ne i dhamë përparësi. Këtë gjest njerëzor nuk e mirëpriti Boban. I, i cili po priste njejtë në rradhë. Madje ai, i revoltuar thirri në telefon përforcime për të më sulmuar mua me familjen. Në këto rrethana mu desh edhe mua ti ta thërras vëllaun dhe nipin tim.


Pasi dolëm jashtë, ata kishin qenë duke na pritur të armatosur. Morrën hov dhe na goditën së pari me makinë të tipit “Mercedes C200”. Na mbështetën për muri. Djalin tim e bëri copa, gruan dhe mua na shkaktoi lëndime të rënda, ndërsa më pas dolën nga vetura duke na rrahur me bejsbolla. Këtu e pësuan rëndë e vëllau im A.A dhe nipi im S.D, të cilën gjendet njësoj në gjendje të rëndë në Spitalin e Shkupit”, rrëfën ngjarjen S.A./Telegrafi/

Gjithashtu lexo: Mbrëmë është sulmuar një familje shqiptare në Kumanovë

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Kalo në kategori