2po2 dhe Capital T braktisen nga Gent Fatali

Gent Fatali nuk do të jetë më pjesë e kompanisë “Authentic”, pjesë e së cilës ishte tash e disa vite.
Mësohet se rep artisti i ri ka braktisur 2po2 dhe Capitalin, ndërsa tani e tutje do të jetë pjesë e “Max Production”, transmeton Telegrafi.
Nuk dihet ende nëse artistët kishin ndonjë mosmarrëveshje mes tyre, e cila dërgoi deri te prishja e kontratës mes tyre.
Genti gjatë kohës sa ishte në “Authentic” solli disa projekte muzikore, në mesin e të cilave edhe një bashkëpunim me Capital T./Telegrafi/.
Nga
Telegrafi
10/03/2016
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























































