27 organizata dhe 6 individë të shoqërisë civile kanë dalë në mbështetje të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, lidhur me vendimin e marrë ditë më parë për mos akreditimin e disa universiteteve.

Përmes një deklarata të përbashkët, ata kanë konfirmuar vendosmërinë për ruajtjen e pavarësisë së institucioneve arsimore.


"Përmes kësaj deklarate të përbashkët konfirmojmë vendosmërinë tonë qytetare për cilësi në arsimin e lartë përmes ruajtjes së pavarësisë së institucioneve arsimore.

Po ashtu i kërkojmë me ngulm kryeministrit, ministrit të arsimit, dhe zyrtarëve të tjerë të qeverisë, të tërhiqen nga presioni publik që po i bëjnë Agjencisë", thuhet në njoftimin për media.

Më poshtë deklarata e plotë : DEKLARATË E PËRBASHKËT PËR MBËSHTETJEN E PAVARËSISË SË AGJENCISË SË KOSOVËS PËR AKREDITIM Ne të poshtëshënuarit, përmes kësaj deklarate të përbashkët konfirmojmë vendosmërinë tonë qytetare për cilësi në arsimin e lartë përmes ruajtjes së pavarësisë së institucioneve arsimore. Përmes kësaj deklarate i kërkojmë me ngulm kryeministrit, ministrit të arsimit, dhe zyrtarëve të tjerë të qeverisë, të tërhiqen nga presioni publik që po i bëjnë Agjencisë së Kosovës për Akreditim. Po ashtu u kërkojmë atyre të mos marrin asnjë veprim për çështjet e akreditimit pasi kjo do të ishte në kundërshtim me ligjet në fuqi, me parimin e funksionimit të pavarur të Agjencisë së Akreditimit dhe në kundërshtim të hapur me interesat e studentëve. Përjashtimi eventual i Agjencisë së Kosovës për Akreditim nga asociacioni evropian ENQA për shkak të ndërhyrjes në pavarësinë e saj, do t’i kushtojë studentëve të Kosovës, diplomat e të cilëve do të zhvleftësohen dhe procedurat për vazhdim të studimeve jashtë vendit do të vështirësohen. Ne zotohemi se do të bëjmë gjithçka që është në duart tona si qytetarë, organizata të shoqërisë civile dhe grupe të tjera aktive, për të mos lejuar cenimin e pavarësisë së Agjencisë së Kosovës për Akreditim dhe institucioneve të tjera të arsimit në vendin tonë. ORCA – Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim KEC – Qendra për Arsim e Kosovës Admovere GLPS – Grupi për Studime Ligjore dhe Politike D4D – Demokraci për Zhvillim KFOS-Fondacioni për Shoqëri të Hapur PIPS-Instituti i Prishtinës për Studime Politike KCSF – Kosovo Civil Society Foundation ATRC - Advocacy Training and Resource Center CDF – Community Development Fund CEL – Centre for Equality and Liberty FES- Friedrich Ebert Stiftung, zyra në Prishtinë IPOL Ec Ma Ndryshe KDI-Instituti Demokratik i Kosovës Lëvizja FOL IKS-Iniciativa Kosovare për Stabilitet OJQ Global Shapers Community Prishtina ISDI-Iniciativa për Zhvillim dhe Integrim Social Terre des Hommes Kosovo KYC – Kosovar Youth Center YIHR-Youth Initiative for Human Rights BPRG-Balkans Policy Research Group Demokracia Plus OJQ Mileniumi i Ri OJQ Qendra e Rinisë Drenas Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist Individët Veton Surroi – Shkrimtar Imer Mushkolaj – Analist Hekuran Murati-analist Berat Buzhala – Gazetar Nora Ahmetaj – Aktiviste e të drejtave të Njeriut Jeta Berisha – Aktiviste /Telegrafi/