Instituti i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka bërë të ditur se sot janë shënuar 26 raste të reja të personave të infektuar me coronavirus në Kosovës, duke çuar kështu në 61 numrin e personave të infektuar.
IKSHPK ka njoftuar se pas marrjes së mostrave të 100 personave që kanë qenë në kontakt të afërt me pacientë të infektuar me coronavirus, është konfirmuar edhe për 26 persona tjerë të prekur me këtë sëmundje.
“ Nga këto mostra të marra për testim në virusin SARS-CoV, njëzet e gjashtë (26) prej tyre kanë rezultuar pozitive”, është thënë në njoftim.
Ky Institut ka njoftuar se 14 raste janë Komuna e Malishevës, 11 raste nga Gjilani dhe 1 rast nga Gjakova.
Njoftimi i plotë i IKSHPK:
SITUATA EPIDEMIOLOGJIKE ME COVID-19!
Sonte me 23.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar njëqind (100) mostra të marra në hulumtim të personave që kanë qenë në kontakt të afërt me rastet e konfirmuara dhe të gjithë kanë qenë në vetë izolim, përveç një rasti nga fshati Panorc, Malishevë i shtrirë në Klinikën Infektive. Testimi në numër kaq i madh është bërë me qëllim të gjurmimit të të gjitha kontakteve të rasteve të konfirmuara të cilat janë gjet në mënyrë proaktive nga ekipet e IKShPK. Nga këto mostra të marra për testim në virusin SARS-CoV, njëzet e gjashtë (26) prej tyre kanë rezultuar pozitive.
Nga 26 rastet e konfirmuara të gjitha janë kontakte të gjurmuara të rasteve pozitive (familjarë dhe kontakte të ngushta), të detektuara përmes hulumtimit aktiv epidemiologjik. Prej tyre 14 raste janë nga komuna e Malishevës, 11 raste nga Gjilani dhe 1 rast nga Gjakova.
Nga data 08.02.2020 deri me 23.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 690 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, gjithsej gjashtëdhjetë e një (61) raste kanë rezultuar pozitive, me një (1) rast të vdekjes i një të moshuari 82 vjeç.
Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.
Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 23 mars 2020 sipas Ëorldometers, janë raportuar gjithsej 372,444 raste të COVID-19 dhe 16,312 raste të vdekjes. Numri më madh i rasteve raportohet nga Kina (81,092), Italia (63,927), SHBA (41,569), Spanjë (33.089), Gjermani (27.558), Irani (23.049), Francë (16.689), Zvicër (8.547), Mbretëri të Bashkuar (5.837), Holandë (4.749), Austria (4,306), Belgjikë (3.743), Turqi (1.236), Greqi (695), Slloveni (442), Kroaci (315), Serbi (249), Maqedoni e veriut (136) , Shqipëri (104) dhe Mali i Zi (22).
QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!
MBANI DISTANCË SOCIALE PËR 2 METRA!
NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!
Ju faleminderit për mirëkuptim!”, thuhet në njoftimin e IKSHPK.
Duke marrë parasysh rastet e fundit, i bie që në Kosovë aktualisht është raportuar për 61 persona të prekur nga kjo sëmundje.
Të dielën është raportuar edhe për 1 person të vdekur si pasojë e infektimit me Covid-19. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Kontrabandë me cigare në Viti, sekuestrohen 500 kg duhan me vlerë mbi 6 mijë euro
Kurti në Gjermani: Kosova e vendosur për anëtarësim në NATO dhe BE
Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën