Shtabi Emergjent i Komunës së Podujevës në takimin e mbajtur sot diskutoi rreth gjendjes së rënduar javët e fundit me pandeminë, masat dhe vendimet e Qeverisë gjatë fundjavës së kaluar dhe masat që mund të merren së shpejti nga Qeveria e Kosovës.
Në takimin e sotëm të Shtabit Emergjent, nënkryetari i Komunës, Nexhmi Rudari, informoi anëtarët e shtabit lidhur me gjendjen e rënduar epidemiologjike në komunë dhe informoi rreth takimit virtual të mbajtur të hënën (dje) me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe drejtorin e IKSHPK-së, Naser Ramadani.
Rudari tha se në këtë takim ka paraqitur shqetësimin e tij në lidhje me masat e ndërmarra për mbylljen totale të bizneseve për fundjavë, në theks për sektorin e gastronomisë, por njëkohësisht është angazhuar për respektim strikt të masave anti-COVID nga qytetarët dhe organet përgjegjëse të Komunës, që të shmangen mbylljet totale siç u praktikuan në fundjavë.
“Nënkryetari Rudari tha se komuna është e gatshme për të shtuar masat e kontrollit dhe sigurisë në bashkëpunim me policinë, inspektoratin dhe punëtorët shëndetësorë.
Epidemiologia Bedrie Rama tha se gjendja me pandeminë aktualisht është e menaxhueshme, pavarësisht shtimit të numrit të rasteve. Ajo raportoi se deri më tani, nga paraqitja e pandemisë COVID-19, në komunën tonë kemi 954 persona të infektuar, ku 679 janë shëruar, 248 raste janë aktive, kurse 27 persona kanë ndërruar jetë.
Ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Qendrës së Mjekësisë Familjare në Podujevë, Bejtush Jashari tha se ka angazhim të plotë të stafit mjekësor, kurse kohët të fundit ka edhe shtim në staf të vullnetarëve, të cilët po punojnë pandërprerë në luftimin e pandemisë”, thuhet në njoftimin për media.
Ndërsa drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Agim Blakçori, tha se deri tani procesi mësimor është duke u zhvilluar sipas udhëzimeve të Ministrisë së Arsimit dhe institucioneve shëndetësore. Sipas tij, nga 114 testimeve të kryera tek personeli arsimor, 31 punëtorë arsimorë kanë rezultuar pozitiv, ndërsa tek nxënësit, prej 98 testimeve, 23 raste kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
Shtabi Emergjent apelon dhe iu bën thirrje të gjithë qytetarëve të Komunës së Podujevës, që t’i rrespektojnë masat anti-COVID, sepse vetëm kështu do ta luftojmë pandeminë.
Përndryshe Komuna e Podujevës si një ndër komunat me numër më të lartë infektuarve gjatë ditëve të fundit, mund të përballet me masë të karantinimit, apo izolim të qytetit./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë