Ndërmarrja Publike Trainkos Sh.A. ka njoftuar opinionin publik lidhur me një rast të dyshuar të manipulimit me arkat fiskale, që ka shkaktuar një dëm të konsiderueshëm financiar.
Sipas njoftimit thuhet se pas një hetimi të brendshëm të ndërmarrjes, më pas edhe me mbështetje nga Administrata Tatimore e Kosovës, është zbuluar se ka pasur ndërhyrje dhe manipulim të të dhënave të arkave fiskale, duke fshehur dhe dëmtuar raportimet e shitjeve të biletave për një periudhë të gjatë kohore, që nga viti 2016 deri në fund të vitit 2024.
“Nga ky lexim ka rezultuar se ka dyshime për ndërhyrje dhe manipulim të të dhënave, si dhe fshehje dhe dëmtim të raportimit të shitjeve të biletave gjatë operimit me arka për një periudhë të gjatë kohore. Të gjitha këto dyshime janë dokumentuar e vërtetuar përmes leximeve nga personat e autorizuar përgjegjës të operatorit në fjalë”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, në njoftimin e kompanisë bëhet e ditur se dëmi i shkaktuar deri tani kalon shumën prej 230 mijë eurosh, dhe “kjo shumë mund të rritet, meqë janë edhe katër pajisje fiskale të cilat kanë pasur memorie të ndërruar dhe të njëjtat ende nuk i kemi.”
Ndërmarrja ka marrë masa disiplinore ndaj 12 punonjësve të dyshuar dhe ka shkëputur marrëdhënien e punës me ta.
Sipas njoftimit, Trainkos ka informuar organet e rendit dhe të hetuesisë, dhe ka kërkuar që “Prokuroria e vendit të nisë hetimet” për vepra penale, duke theksuar se manipulimet e bëra përbëjnë një shkelje të rëndë të ligjit.
Njoftimi i plotë:
Me anë të këtij njoftimi, Ndërmarrja Publike Trainkos Sh.A. dëshiron të njoftojë opinionin e gjerë lidhur me një dukuri që na ka përcjellë gjatë këtyre muajve te fundit, siç është rasti i arkave fiskale. Në kuadër të një hetimi fillimisht të brendshëm të ndërmarrjes, pastaj edhe më aprovimin e Departamentit të Arkave Fiskale në kuadër të Administratës Tatimore të Kosovës, përmes operatorit të licencuar ekonomik Enternet (i kontraktuar nga ana jonë për pajisjet me arka fiskale). Me ç ‘rast janë bërë leximet e të dhënave të të gjitha arkave fiskale. Nga ky lexim ka rezultuar se ka dyshime për ndërhyrje dhe manipulim të dhënave, si dhe fshehje dhe dëmtim të raportimit të shitjeve të biletave gjatë operimit me arka për një periudhë të gjatë kohore. Të gjitha këto dyshime janë dokumentuar e vërtetuar përmes leximeve nga personat e autorizuar përgjegjës të operatorit në fjalë.
Duke qenë se Ndërmarrja Trainkos Sh.A., subvencionohet me një shumë të caktuar nga taksat e qytetarëve, përveç tjerash, kjo na obligon dhe na bën me përgjegjësi publike të raportojmë për çdo cent të shpenzuar, ashtu siç edhe obligohemi për transparencë të plotë sipas Ligjit për Ndërmarrjet Publike, Kodit të Etikës dhe Ligjin Për Kontrollin e Brendshëm të Financave Publike. Ky njoftim po bëhet tani pasi që rasti është trajtuar proceduralisht sipas rregulloreve të brendshme dhe ligjeve që na obligojnë në këto raste, dhe se janë marrë vendime nga komisionet gjegjëse sipas Rregullores së Marrëdhënies së Punës dhe Procedurës Disiplinore në Hekurudhat e Kosovës – Trainkos Sh.A., konformë gjetjeve të bëra, dëshmive të ofruara dhe peshës së veprës. Në kuadër të saj ndaj 12 punonjësve është marrë masa disiplinore e shkëputjes së marrëdhënies së punës, ashtu siç precizohet në rregullore për këto raste.
Nga raporti i fundit, të cilin e kemi pranuar nga ENTERNET, dëmi i shkaktuar kalon shumën prej 230 mijë eurosh, dhe kjo shumë mund të rritet, meqë janë edhe katër (4) pajisje fiskale të cilat kanë pasur memorie të ndërruar dhe të njëjtat ende nuk i kemi. Pra, ndërmarrja nuk di se cili mund të jetë dëmi në memoriet e pa lexuara dhe shuma totale pas kësaj.
Ndërmarrja ashtu siç obligohet me ligj, ka njoftuar me kohë Njësia për Politika dhe Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike, dhe Bordin e Drejtorëve, si dhe ka ndërmarrë veprimet e nevojshme procedurale. Po ashtu, në koordinim me ATK, përmes operatorit të lartcekur, janë nxjerrë të dhënat si: prova dhe dëshmitë e dyshimit për aktivitetin e bërë nga disa punonjës përmes arkave fiskale, të cilët gjatë kryerjes së detyrës, për një periudhë të gjatë kohore në vazhdimësi, pothuajse nga viti 2016 e deri në fundvitin e 2024, kanë ndërhyrë në të dhënat e raportimit, duke resetuar pajisjet dhe duke fshehur të dhënat reale të shitjeve. Dëshmitë janë proceduar përmes specialistëve të fushës së operatorit, të cilat, pasi janë nxjerrë në tërësi, kanë ardhur në përfundime duke i lexuar të dhënat e gjetura.
Për këtë, janë njoftuar dhe organet e rendit dhe të hetuesisë, ndërsa sipas të dhënave të nxjerra nga memoriet e arkave, Ndërmarrjes dyshohet t’i jetë shkaktuar një dëm i konsiderueshëm në të holla, si dhe në vet imazhin e saj. Për dëmin e shkaktuar dhe për memoriet e mbetura pa lexuar, kjo çështje kërkon një hetim nga ana e autoriteteve ligj zbatuese, si dhe ato të hetuesisë, nga të cilat kërkojmë që zyrtarisht të nisin hetimet, duke qenë se vepra e kryer përmban disa elemente të veprave penale të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Andaj, Trainkos Sh.A., i bën thirrje zyrtarisht Prokurorisë së vendit që të nisë hetimet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

Numërimi i 66.31 për qind e votave me postë – LVV e para në 19 komuna përfshirë edhe ato me shumicë serbe, pasojnë LDK e PDK

Serbja e dyshuar për spiunazh është punonjëse e OSBE-së, reagon organizata

LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

Publikohet agjenda për Epopenë e UÇK-së më 5,6 dhe 7 mars

Rama flet disa gjuhë të huaja me ndihmën e AI në një video promovuse për turizmin në Shqipëri

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës