Reperi i njohur shqiptar, 2 Ton po vazhdon të jetë aktiv në sjelljen e projekteve të reja.

Rap-artisti nga Ferizaj tashmë ka njoftuar se një këngë e re nga ai është drejtë finalizimit.


Përmes postimeve në Instagram, autori i "Falem" ka zbuluar për adhuruesit e këngës së tij se një e tillë nga ai pritet të lansohet këtë të shtunë, më 22 prill.

dfkjghdkfg Foto: 2 Ton/Instagram

Në disa postime të tjera, 2 Ton ka lënë të kuptohet se projekti do të jetë një bashkëpunim me një artisti teksa do të kompletohet edhe nga ana vizuale.

"T'kuptoj", 22.04", ka shkruar reperi në mbishkrimin e postimeve.

Projekti i fundit nga Arton Avdylit (emri i plotë) mban titullin "Si era" që e publikoi në mars të këtij viti.

Ndërkohë, reperi edhe në këtë periudhë të vitit po vahzdon të jetë prezent me koncertet.