Në projektbuxhetin e vitit 2019 për infrastrukturë rrugore janë paraparë të shpenzohen 193 milionë euro dhe nga kjo shumë vetëm për ndërtim të autostradave të reja janë paraparë të harxhohen 78 milionë euro. Sipas projektbuxhetit, që po kontestohet nga opozita, të hyrat gjatë vitit 2019 janë parashikuar të jenë 1 miliard e 949 milionë euro, ndërsa shpenzimet 2 miliardë e 365 milionë euro.
Hiç më pak se 193 milionë euro janë paraparë të shpenzohen gjatë vitit 2019 vetëm për ndërtim të rrugëve të reja dhe të atyre që kanë nisur nga vitet e kaluara, siç është ndërtimi i autostradës e cila lidh Prishtinën me Shkupin, si dhe autostradës së re e cila lidh Gjilanin me Konçulin.
Në projektbuxhetin e vitit 2019, i cili po kontestohet ashpër nga paritë opozitare në Kuvendin e Kosovës, shihet se nga shuma prej 193 milionë eurosh vetëm për ndërtim të autostradave janë paraparë të shpenzohen 78 milionë euro dhe vlera prej 38 milionë eurosh do të financohet nga buxheti i shtetit, ndërsa prej 40 milionë eurosh nga mjetet e Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP).
Më tutje, në projektbuxhetin e vitit 2019 thuhet se për projektin “Zgjerimi dhe rehabilitimi i rrugës magjistrale Prishtinë – Mitrovicë” gjatë vitit 2019 janë paraparë të shpenzohen 23 milionë euro nga huamarrja, si dhe 3.1 milionë euro nga buxheti i Kosovës. Po ashtu edhe për projektin tjetër “Zgjerimi i rrugës Komoran – Drenas – Skenderaj” sipas projektbuxhetit gjatë vitit që vjen janë paraparë të shpenzohen 3.5 milionë euro para të buxhetit të Kosovës, si dhe 5.5 milionë euro të hyra nga Agjencia Kosovare e Privatizimit, shkruan sot gazeta “Zëri”.
Edhe për projektin tjetër “Zgjerimi i rrugës Dollc – Gjakovë” nga buxheti i Kosovës janë paraparë të shpenzohen 3 milionë euro, ndërsa nga AKP-ja edhe 5 milionë euro të tjera. Gjithnjë duke u bazuar në projektbuxhetin e vitit 2019 shihet se për realizimin e projektit “Rehabilitimi i rrugës rajonale Zhur – Dragash – Brod” vetëm gjatë vitit 2019 janë paraparë të shpenzohen 1.4 milion euro. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush është vajza biznesmene që po pushton tregun muzikor?
3, 2, 1 - Volvo gati për ty!
Kosova përfiton 90 milionë euro nga Banka Botërore
B&M ofron Trajnim dhe certifikim për Operuesit e Vinçave, Auto Vinçave, Pirunierëve, Ashensorëve të ndërtimit
Mesazhet iraniane ulën çmimet e naftës në tregun botëror
24 orë na ndajnë nga ngjarja e madhe Halving në Bitcoin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel