Beteja e Koshares e zhvilluar më 9 prill të vitit 1999 në kuadër të operacionit “Shigjeta”, është njëra ndër më të përgjakshmet dhe më heroiket e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës . Thyerja e kufirit në mes të Kosovës dhe Shqipërisë më 9 prill të ‘99-së, shënoi jo vetëm një fitore morale për UÇK-në, por ajo i hapi rrugë furnizimit me armatim dhe mbështetje logjistike për shumë zona të luftës në brendësi të Kosovës.
Shtatëmbëdhjetë vjet pas, protagonistët e gjallë të kësaj lufte, i ruajnë të paharruara kujtimet dhe rrëfejnë për heroizmin luftëtarëve të Brigadës 138.
Përpjekjet për të arritur një marrëveshje që forcat serbe të tërhiqeshin nga territori i Kosovës, kishin rezultuar pa sukses. Ndërkohë, pas Rambujesë ishte formuar Qeveria e Përkohshme e Kosovës dhe caqet ushtarake dhe paramilitare serbe ishin sulmuar nga forcat e aleancës veri-atlantike NATO.
Ishte fillim prilli i vitit 1999. Për drejtuesit e luftës çlirimtare kjo ishte koha më e mirë për t’i dhënë fund njëherë e përgjithmonë pushtimit serb në Kosovë dhe ndarjes së kombit me kufirin e dhunshëm. Kufiri shqiptaro-shqiptar ishte ndër pikat më strategjike të luftës dhe konsiderohej arterie e domosdoshme për lëvizjen e luftëtarëve të UÇK-së.
Kështu thotë ish-komandanti Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Azem Syla, i cili në cilësinë e Ministrit të Mbrojtjes kishte dhënë urdhrin për fillimin e operacionit për thyerjen e kufirit, i quajtur “Operacioni Shigjeta” shpjegon se si kishin ardhur deri te momenti për të marrë një vendim kaq të rëndësishëm.
“Ishte data 7 prill. U bë një urdhër dhe i dërgohej komandantit të pikës, Rrustem Berisha, i cili e pranon urdhrin. Të nesërmen më thërret Bislim Zyrapi, shef i Shtabit dhe me thotë që kërkesat janë të shtyhet operacioni për 24 orë për shkak të disa mungesave teknike që i nevojiten luftës”, kujton Syla.
Komandanti i Batalionit I, Hysen Berisha, thotë se zhvillimi i Betejës së Koshares ka ndodhur në një kohë kur Kosova ishte pothuajse në një gjendje të pa shpresë, sepse ushtria serbe kishte zbarkuar në Koshare me një arsenal të tërë ushtarak.
“Forcat serbe kishin zbarkuar me tërë arsenalin e armatimit dhe kishin intensifikuar veprimet e tyre deri në masën e gjenocidit”, thotë Hysen Berisha.
Në aspektin strategjik beteja e Koshares kishte rëndësi të veçantë jo vetëm marrjen dhe pastrimin e kufirit por edhe krijimit të prapavijës së qëndrueshme për mbështetje dhe operacione logjistike, ndihmë mjekësore etj. Komandant i Batalionit II, Fadil Hadërgjonaj, i cili ka vepruar në vendin e quajtur Rrasa e Koshares, thotë se të gjitha fazat e betejës janë kryer sipas planit dhe me shumë sukses.
Thyerja e kufirit në Koshare jo vetëm që shënoi një fitore të madhe morale, por ajo edhe praktikisht mundësoi furnizimin e luftës me armatim dhe municion. Azem Syla rrëfen sot për rëndësinë strategjike që pati thyerja e kufirit në Koshare.
“Parësore ka qenë thyerja e kufirit. Ne luftën e kemi bërë me furnizime të bëra përmes rrugëve malore, me vështirësi të shumta. Andaj, ishte e domosdoshme që kjo pi kë të hapej për lëvizjen e ushtareve, furnizim dhe shumë begati që kishte ajo pikë”, thotë Syla.
Heqja me luftë e kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë kishte edhe rëndësinë juridike në të drejtën ndërkombëtare. Kjo pamundësonte kontrollin e forcave serbe mbi territorin që ndante në mes një komb të vetëm, shuante ndikimin e dhunshëm shtetëror dhe integritetin territorial të pretenduar.
Hysen Berisha, komandant i Batalionit I, sqaron se forcat serbe kishin bërë përpjekje të vazhdueshme që ta rikthenin kontrollin në atë pjesë, por kurrë më nuk ia kishin dalë. Kjo, thotë ai, tregon edhe fundin e zhbërjes së Jugosllavisë si shtet.
Beteja e Koshares më 9 prill të vitit 1999 mbetet një nga përballjet e suksesshme të forcave të UÇK-së jo vetëm për bilancin e të vrarëve nga pala e armikut, por dhe me efektin që pati ky sukses në forcimin e besimit të popullsisë së zonës tek UÇK-ja dhe aleatët e saj. Kjo betejë u bë motiv për shtimin e radhëve të vullnetarëve që i bashkoheshin UÇK-së në front.
Besim Mahmuti, komandant Toge në vijën e frontit në Rrasë të Koshares, rrëfen se kishte një koordinim dhe një bashkëpunim të mirëfilltë në mes të ushtarëve dhe eprorëve të tyre.
Triumfi i luftëtarëve nga mbarë trojet e Kosovës, të bashkuar në Brigadën 138, në krye të së cilës ishte komandanti Agim Ramadani, bëri që të shembet muri gati njëqindvjeçar i vënë në mes të Kosovës dhe Shqipërisë. Prandaj ish-luftëtarët e kësaj beteje, luftën kundër forcave ushtarake e policore serbe në Koshare e konsiderojnë si një betejë historike të luftës së UÇK-së.
Beteja e Koshares ishte njëra ndër hallkat më të fuqishme në zinxhirin e pakëputshëm të historisë kombëtare dhe si e tillë do të përkujtohet gjithmonë ndër shqiptarë. Në Parkun e Dëshmorëve në Koshare sot prehen trupat e 114 dëshmorëve të kombit, tre prej tyre heronj të Kosovës: Agim Ramadani, Sali Çekaj dhe Abaz Thaçi.
Për ta kujtuar këtë ditë, kryeministri Isa Mustafa, sot bën homazhe te varrezat e dëshmorëve në kuadër të Manifestimit Tradicional “Ditët e Shqipes”, për nder të betejës së Koshares.
Ai do të merr pjesë edhe në Tubimin Përkujtimor për nder të betejës së Koshares.
https://www.youtube.com/watch?v=bDWXVf9e0qU
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova