LAJMI I FUNDIT:

17 të arrestuar mes Italisë dhe Shqipërisë gjatë një operacioni anti-drogë

17 të arrestuar mes Italisë dhe Shqipërisë gjatë një operacioni anti-drogë

Departamenti Territorial i Karabinierëve të Olbia në koordinim me Drejtorinë e Përgjithshme të Antimafies së Cagliarit dhe të Antiterrorizmit kanë finalizuar me sukses një operacion të madh anti-droge mes Italisë dhe Shqipërisë.

Përmes një informacioni paraprak, mediet italiane bëjnë me dije se operacioni i koduar “Rruga e Detit” po vazhdon që në orët e para të mëngjesit, mes Sardenjës, Emilia-Romagna dhe Shqipërisë. Karabinierët mësohet se kanë vënë në pranga 17 persona, shtetas shqiptarë dhe italianë por emrat e tyre ende nuk bëhen të ditur.

Mbi të arrestuarit bien disa akuza si përfshirje në organizatë kriminale, trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike, shpërndarje droge, etj.


Kjo nuk është hera e parë kur shtetas Italianë dhe Shqiptarë bashkëpunojnë me njëri-tjetrin apo janë pjesë e së njëjtës bandë dhe kryejnë përtej Adriatikut apo në të gjithë Europën trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. /TCH/

Në trend Botë

Më shumë
Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Evropa
Deputeti ukrainas: Vendimi për pauzimin e ndihmës nga SHBA është katastrofik - mijëra do të vdesin

Deputeti ukrainas: Vendimi për pauzimin e ndihmës nga SHBA është katastrofik - mijëra do të vdesin

Evropa
Ursula von der Leyen zbulon planin me pesë pika të 'riarmatimit të Evropës'

Ursula von der Leyen zbulon planin me pesë pika të 'riarmatimit të Evropës'

Evropa
Shtëpia e Bardhë kërkon një plan për lehtësimin e mundshëm të sanksioneve ndaj Rusisë

Shtëpia e Bardhë kërkon një plan për lehtësimin e mundshëm të sanksioneve ndaj Rusisë

Amerika
Donald Trump pauzon ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën

Donald Trump pauzon ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën

Evropa

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori