Me siguri se deri tani keni dëgjuar për poetin e njohur persian Rumin.

Mençuria e tij asnjëherë nuk kishte kufizuar nga barrierat nacionale apo kulturore, transmeton Telegrafi.


Një këndvështrim i tillë si i Rumit është shumë i rëndësishëm për ne në këto kohëra të urrejtjes dhe luftërave.

Më poshtë, ju mund t’i gjeni të listuara disa prej thënieve më inspiruese të këtij poeti të mahnitshëm.

- “Detyra juaj nuk duhet të jetë të kërkoni dashurinë, por t’i kërkoni të gjitha barrierat që i keni ndërtuar brenda vetes kundër dashurisë” - “Çfarë jeni duke kërkuar, është duke ju kërkuar juve” - “Mos u pikëlloni. Çdo gjë që humbni vjen në një formë tjetër” - “Dje kam qenë i zgjuar, kam dashur ta ndryshoj botën. Sot jam i mençur, andaj jam duke e ndryshuar vetveten” - “Ju keni lindur me krah, përse preferoni të zvarriteni tërë jetën?” - “Rritni fjalët, jo zërin. Është shiu ai që i rritë lulet, jo vetëtima” - “Fjalët janë pretekst. Është lidhja e brendshme ajo që e tërheq një person te tjetri, jo fjalët”  - “Lamtumirat janë vetëm për ata që dashurojnë me sy. Për ata që dashurojnë me zemër e shpirt nuk ka ndonjë gjë të tillë si ndarja” - “Plaga është vendi nga ku drita futet në ju” - “Kudo që jeni, dhe çfarëdo që bëni, qëndroni të dashuruar” - “Duhet ta thyeni zemrën derisa të hapet” - “Dua të këndoj siç këndojnë zogjtë, duke mos u brengosur kush më dëgjon ose çfarë mendojnë tjerët” - “Dashuria është ura mes juve dhe çdo gjëje tjetër” -“Përse vazhdoni të qëndroni në burg kur dera është krejtësisht e hapur?” - “Mbyllni sytë, bini në dashuri, rrini aty” - “E vetmja bukuri që zgjatë është bukuria e zemrës”. /Telegrafi/