15 vjeçari nga Xhepçishti prodhon makina nga kombinimi i mbetjeve të ndryshme

Shumëkush ndoshta e sheh vetëm si një makinë të zakonshme për lakimin e hekurit, por, kjo nuk është aspak e tillë. Kjo makinë, nuk është fabrikuar nga inxhinier të mekanikës dhe elektrikës, por, besoni ose jo, është prodhuar nga një fëmijë vetëm 13 vjeçar. Kjo makinë madje nuk ka as pjesët përbërëse standarde. Ajo është kombinim i pjesëve të ndryshme, duke filluar nga ato të biçikletave të vjetra, krahëve të makinës, gjeneruesit për energji dhe reduktorit. Që të gjitha, të bashkuara nga Artin Dauti nga fshati Xhepçisht i Tetovës, i cili, tani është 15 vjeç, por makinën e tij të parë, e prodhoi që para dy vitesh.
“Kur e prodhova këtë makinë isha 13 vjeç, pra para dy viteve. Ideja është se kjo makinë është e shtrenjtë por unë disa pjesë i kisha dhe disa i kombinova dhe e bëra këtë për nevoja pune. Pjesët përbërëse janë elektromoti me reduktor, krahu i veturës, zinxhiri nga biçikleta, shtrënguesja e zinxhirit dhe kushineta 7. Këtu e kemi butonin para pas dhe pjesën elektrike të kombinuar me dy kontaktordhe funksionon me prizë 380 volt. I kam marr nga makina të vjetra, hedhurina prej mjeshtërve të veturave i kam kombinuar dhe është funksionale”, deklaroi Artin Dauti, nxënës.
Kjo makinë, nuk është shpikja e vetme e Artinit. Ai po ashtu ka krijuar edhe makinën për vizatime dhe gdhendje të metalit, të njohur ndryshe si CNC makina. Edhe për të, ka kombinuar pjesë të vjetra të televizorëve, kompjuterëve, dhe pjesë të tjera elektronike.
“Kjo quhet CNC makinë. Është projekti i tretë me radhë dhe është e përbërë prej linearit ku ec stilolapsi, ka edhe X – Y, këtu është një komanduese e vogël ku ia caktoj forcën dhe shpejtësinë. Pjesët përbërëse mund edhe më detajisht ti shikoni, janë ca procesorë këtu që i kam kombinuar, disa elektromotorë, këto i kam marr nga kompjuterët e vjetër dhe i kam kombinuar. Këtë e bëra para pesë muajve dhe brenda një muaj u bë funksionale”, tha Artin Dauti, nxënës.
Projektet e tjera të Artinit janë pikë ngjitëse për metal, koftorin me sistem uji për nxehje qendrore por edhe aparate të tjera më të vogla. Artini, inspirimin e merr nga punëtoria e të atit i cili punon si axhustator, por ëndrra e tij, nuk është ndjekja e hapave të babait, por përfundimi i gjimnazit dhe studimet jashtë vendit për elektro-inxhinier./Alsat/
https://www.youtube.com/watch?v=yBGehsUwKVM&feature=emb_err_woyt
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit