LAJMI I FUNDIT:

15-vjeçari humb jetën duke punuar në lavazh, arrestohet pronari i biznesit në Dimal

15-vjeçari humb jetën duke punuar në lavazh, arrestohet pronari i biznesit në Dimal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Dimal, në një lavazho që ndodhet në anë të aksit nacional Dimal-Lushnje,50 metra larg rreth-rrotullimit të Çiflikut.

Një 15-vjeçar,i cili punonte në një lavazho, ka humbur jetën gjatë punës. Ai ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe ka gjetur vdekjen vetëm pak minuta më vonë,pa pasur mundësinë të asistohet nga mjekët.

Mësohet se 15-vjeçari,i cili punonte si ndihmës në këtë lavazho, ka prekur një tel të zhveshur të zorrës me presion që përdorej për larjen e makinave.


E rëndë në Dimal, humb jetë 15-vjeçari pasi e zuri korrenti gjatë orarit të punës
Lexo po ashtu E rëndë në Dimal, humb jetë 15-vjeçari pasi e zuri korrenti gjatë orarit të punës

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, që pas këqyrjes së vendit të ngjarjes, kanë bërë mbylljen e lavazhos dhe kanë arrestuar pronarin e saj, 37-vjeçarin me inicialet A.H.

Ai akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Materialet në lidhje me këtë ngjarje janë referuar në Prokurorinë e Rrethit të Beratit,ku do të vijojnë hetimet për të dokumentuar të plotë ngjarjen dhe përgjegjësinë të shtetasit A. H. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Doni të siguroheni se cila është qendra juaj e votimit? - verifikoje për pak sekonda me një proces shumë të lehtë

Doni të siguroheni se cila është qendra juaj e votimit? - verifikoje për pak sekonda me një proces shumë të lehtë

Lajme
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme
Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë

Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë

Drejtësi
Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Lajme
Intervistë mes Shkurte Fejzës dhe djalit të saj, kandidatit për deputet nga PDK, Arbër Behluli - Pasioni dhe angazhimi i tij politik

Intervistë mes Shkurte Fejzës dhe djalit të saj, kandidatit për deputet nga PDK, Arbër Behluli - Pasioni dhe angazhimi i tij politik

Lajme
Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Lajme
Kalo në kategori