LAJMI I FUNDIT:

15 veshje absolutisht fantastike nga sfilata e Dior në Dubai (Foto)

15 veshje absolutisht fantastike nga sfilata e Dior në Dubai (Foto)

Në Emiratet e Bashkuara Arabe, Dubai, Dior paraqiti koleksionin Haute Couture para një numri të madh influencuesish të medieve, blerësve, disenjatorëve dhe redaktorëve të modës

Shfaqja në vijim ishte e para që shtëpia franceze e modës paraqet në Dubai: Pranverë/Verë Haute Couture 2019, një magji e vërtetë.


Dubai, ku “Bugatti”-t dhe miliarderët janë një pamje e zakontë, ka fituar reputacionin e një qyteti të apasionuar pas “glamour”-it dhe projekteve madhështore, si kulla më e lartë e botës, apo rrjeti i pafund i hoteleve me 5 yje e “spa”-ve.

Joshje kërkoi të përcillte edhe Chiuri me fustanet e lirshëm rrëzëllitës, kapelat që kujtonin pak helmetën apo këpucët me shkëlqim.

Veshjet e punuara me dorë datojnë prej më shumi se një shekull dhe janë një ndër sfilatat më të ndjekura të modës.

Nuancat e forta, ngjyrat e tokës, detajet e shndritshme dhe fustanet futuriste në disa raste ishin fjalët kyçe të sfilatës.

“Sa më shumë shëtis botën, aq më shumë bindem se femrat janë njësoj gjithandej. Sigurisht ka shumëllojshmëri shijesh, por ajo për të cilën po flas është personaliteti”, tha Maria Grazia Chiuri.

Fakti që Dior mbërriti në Dubai tregon, sipas disa personaliteteve vendase, se Emiratet e Bashkuara Arabe po i bëjnë vetes një vend në hartën e modës.

15 veshjet më fantastike mund t’i shijoni në vijim: