LAJMI I FUNDIT:

143 shtetas të RMV-së në burg për shkak të shkeljeve të masave gjatë pandemisë me COVID19

143 shtetas të RMV-së në burg për shkak të shkeljeve të masave gjatë pandemisë me COVID19
Foto: Ilustrim

Administrata e Zbatimit të Sanksioneve njofton se nga fillimi i pandemisë deri në mes të tetorit, 143 qytetarë kanë vuajtur dënimin me burg për mosrespektim të rregullave shëndetësore gjatë pandemisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga atje për “Telma” theksojnë se 52 shtetas kanë përfunduar në burgun e Shuto Orizares. Aktualisht për këtë krim janë 78 të dënuar. Kohëzgjatja e dënimeve është nga 40 deri në 100 ditë burg.

Vala e dënimeve me burg për këto vepra nuk ka ardhur ende. Nga gati 1.000 raste, tashmë pas skadimit prej dy viteve pa paguar gjobën, gjyqtarët për ekzekutimin e sanksioneve gjobat prej 2.000 eurosh tani i zëvendësojnë me burg.


Nga fillimi i pandemisë e deri më tani, vetëm Gjykata Penale ka nxjerrë 215 akte referimi për vuajtje të dënimit me burg. Për shkelje të masave dhe protokolleve gjatë pandemisë, gjykatat vendosën gjobë, por nëse gjoba nuk paguhet brenda dy vjetëve, zëvendësohet me burg.

Iniciativat qytetare po kërkojnë ndryshimin e ligjit të amnistisë për shkelësit e COVID-19 dhe për këtë pritet konsensus politik.

Ligji për amnisti, sipas njoftimeve, parashikohet të zbatohet vetëm për qytetarët, e jo për kompanitë, institucionet, objektet hotelierike dhe subjektet e tjera juridike që nuk kanë respektuar dekretet dhe masat./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Kalo në kategori