Të gjithë jemi dakord që njerëzit duhen gjykuar për atë janë e atë që bëjnë, e jo për pamjen e jashtme, e megjithatë jemi po ne që thellë brenda vetes e shohim pamjen e jashtme si përcaktues të mënyrës me të cilën shohim të tjerët. Përpara një pamjeje engjëllore, tërheqëse, joshëse, të gjithë çarmatosemi dhe priremi të jemi më pozitivë e tolerantë. Stereotipi “e bukura është e mirë” na shtyn që brenda vetes të besojmë se njerëzit tërheqës kanë edhe karakteristika të tjera pozitive.
Jorida Rustemi
Magjistër në Psikologji Klinike e Këshillim
Në fakt pëlqyeshmëria jonë ndaj bukurisë fizike, veç formësimit që merr nga kultura sipërfaqësore mediatike, i ka rrënjët thellë në atë çka ne jemi. Dëshira jonë për të qenë tërheqës, ashtu sikurse edhe nevoja për t’u ushqyer, për të fjetur apo për të qenë të lumtur, qëndron në bazë të nevojave njerëzore. Ashtu sikurse këto të tjerat na çojnë drejt mbijetesës, ajo është e programuar në mendjet tona si një mënyrë për të vazhduar jetesën e për t’u pasur pasardhës. Në fund të fundit, nëse meshkujt e femrat nuk do të tërhiqeshin nga njeri-tjetrin, askush prej nesh nuk do të ishte këtu. Të gjithë jemi të pajisur me instinkte që çojnë drejt riprodhimit. Çdo krijesë, që nga organizmi më i ulët e deri te ai më kompleks e dëshiron seksin, dhe një paraprirës i kësaj dëshire është edhe tërheqja. Qeniet njerëzore tërhiqen nga shumë gjëra, ndër të cilat dhe nga pamja e pëlqyeshme, që duhet theksuar është vetëm shkalla e parë drejt pëlqyeshmërisë. E në momentin që kontakti vendoset të tjerë janë faktorët që dalin në plan të parë e që ndikojnë më shumë në marrëdhëniet që vendosim me ata që na rrethojnë.
Pjesa më e madhe e njerëzve do të dëshiron të ishin fizikisht tërheqës. Sigurisht, nëse marrim parasysh paratë dhe kohën që shpenzohet në veshje, produkte bukurie, ushtrime fizike e kirurgji plastike, tërheqja fizike duket një qëllim për të cilin shumë veta aspirojnë. Po kur kostot e të qenit të bukur janë kaq të larta, përse njerëzit i vazhdojnë përpjekjet e tyre? Përgjigja është e thjeshtë. Ata që gjykohen si tërheqës përgjithësisht konsiderohen si inteligjentë, të këndshëm, të lumtur, fleksibël, interesantë, të besueshëm, seksi, pranues, të fortë, miqësorë, modestë, të pastër e të suksesshëm më shumë se ata më pak tërheqësit.
Por, pamja tërheqëse ka dhe anën e errët të saj. Një femër tërheqëse shpesh shihet si delikate, sipërfaqësore e pavendosur dhe e tërhequr nga jeta e lehtë. Përjashtim këtu bëjnë meshkujt, të cilët përgjithësisht shikohen si të vendosur, të aftë dhe aktivë. Studimet sugjerojnë se shpërblimet e pritshme shoqërore për pamjen e jashtme janë iluzore, veçanërisht për femrat. Kështu për shembull, bukuria mund të nxisë përshtypje më pak pozitive për femrat në situatat profesionale. Një besim një mbahet rëndom (megjithëse pa baza) është se femrat tërheqëse i kanë arritjet e tyre më shumë bazuar në pamje, se në aftësi. Nga ana tjetër, mendohet që ato të jenë shumë sociale, me mundësi më të mëdha zgjedhjeje, e sigurisht jo të vetmuara. E pra, studimet kanë treguar të kundërtën. Të bukurën njerëzit shpesh e paragjykojnë, e nënvleftësojnë si në rastin e “dhelprës dhe rrushtë”, dhe duke e parë si një mollë të ndaluar për standardet personale kanë frikë t’i afrohen vërtetë. Nga ana tjetër, beteja e vazhdueshme për të ndjekur idealin e të bukurës, tek vetë tërheqësit, çon në nivele të larta stresi dhe në ankth kronik. Dështimi në përmbushjen e këtij standardi çon në pakënaqësi, vetëvlerësim të ulët e dëshpërim tek ata, të cilët vetëvlerësimi bazohet edhe në tërheqjen fizike.
Ndaj, të qenit tërheqës, jo domosdoshmërisht shoqërohet me nivel më të larta kënaqësie e mirëqenieje sikurse shpesh mendohet. Theksi që i vihet bukurisë ka pasoja sociale e psikologjike te njerëzit e veçanërisht te femrat si rezultat i kërkesës, e nevojës për të përmbushur standardet e vetes ashtu edhe ato të shoqërisë. Betejë me mullinjtë e erës! Mënyra si ne reagojmë ndaj asaj që konsiderojmë të bukur është e çuditshme shpeshherë. Është më shumë një çështje estetike, e akoma më shumë një përcaktim kulturor me një domethënie të fortë mirëqenie fizike që do të përcjellë gene të mira në gjeneratat pasuese.
Ndaj është e rëndësishme që të analizojnë efektet që kanë përpjekjet për një pamje perfekte te jetët tona, të sfidojmë besimet e gabuara, e të rezistojmë ndaj përpjekjeve skllavëruese për një pamje iluzive ideale. Kështu do të mundemi të jemi më të aftë për ta jetuar botën në mënyrë më të çlirët. Çdokush mund të përcaktojë nivelin e paraqitjes së tij, e pikën në të cilën mund të arrijë për t’u dukur edhe më tërheqës. Një këndvështrim më i ndryshëm e personal i bukurisë dhe mosbindja ndaj ekstremeve të modës, do të na shpëtojnë nga probleme të tjera fizike e psikologjike të cilat i kemi vetë në dorë t’i anashkalojmë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës