Kanë kryer 78 vjedhje, një grabitje dhe delikte të tjera. Për kryerjen e këtyre veorave dy kosovarë janë dënuar në Gjykatën e Qarkut në Wil (St.Gallen), njëri me 7 dhe tjetri me 5 vjet burgim.
Procesi gjatë javës së kaluar është zhvilluar nën masa të rrepta sigurie. Të akuzuarit ishin sjellë në ndërtesën e gjykatës, të lidhur me pranga në duar dhe në këmbë, shkruan tagblatt.ch.
Si pjesëtarë të një bande prej 6 vjedhësish, ata janë autorë të një serie të gjatë deliktesh, të kryera në vitet 2013 dhe 2014 në vende të ndryshme të regjionit të Zvicrës lindore.
Ata kryesisht kishin sulmuar seli të kompanive dhe objekte komunale, transmeton albinfo.ch.
Shpeshherë kishin vjedhur trezorë, të cilët, ose i kishin hapur në vendin e vjedhjes ose i kishin transportuar.
Vlera e gjësendeve të shtrenjta që ata kishin vjedhur arrin në disa qindra mijëra franga. Për kryerjen e delikteve, banda ka përvetësuar edhe automjete dhe tabela regjistrimi të ndryshme.
Njërën nga makinat e përdorura, ata e kanë djegur në një pyll afër Sirnach-ut.
Në maj të vitit 2013, dy personat tashmë të dënuar, kishin hyrë dhunshëm në një shtëpi në Hinterthurgau. Me atë rast i kishin lidhur me rripa tre djem të moshës së mitur dhe kishin vjedhur një trezor, stoli dhe gjëra tjera me vlerë, përcjell albinfo.ch.
Në vitin 2014 policia i kishte arrestuar tre veta nga kjo bandë në St. Gallen.
Njëri ishte arratisur nga burgu në vitin 2915 ndërsa dy të tjerët janë ata që janë përgjigjur të martën para gjykatës . Të dy kanë qenë të dënuar edhe më parë dhe kanë udhëtuar ilegalisht në Zvicër për të kryer deliktet e përmendura.
Prokuroria ka vlerësuar se banda është jashtëzakonisht e stërvitur dhe “vepron profesionalisht” por në të njëjtën kohë edhe në mënyrë të pavëmendshme dhe shkatërruese.
Pas arrestimit, të dy kosovarët e kanë pranuar pjesërisht veprën e tyre dhe kjo ua ka zbutur atyre dënimin.
Të dy të dënuarit ishin shprehur se kanë vjedhur nga mungesa e parave.
Njëri prej tyre, gjatë qëndrimit në burg ka lëshuar mjekrën. Sipas mbrojtësit, ai për këtë arsye është vënë në dyshim se është ithtar i islamit radikal.
Por, ai e kishte hedhur poshtë këtë akuzë, duke thënë se ishte vetëm një mysliman besimtar.
Prokurori ka kërkuar tetë vjet dhe gjashtë vjet e gjysmë burg për dy të akuzuarit ndërsa avokatët, për katër gjegjësisht tre vjet burg.
Trupi gjykues vendosi për 7 dhe 5 vjet heqje lirie. Dy të dënuarit mbahen në burg që nga mesi i vitit 2014.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Marlind-Laci-Ekspert-i-marredhenieve-nderkombetare-780x439.jpg)
“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen
![Numërohen mbi 63 për qind të vendvotimeve, KQZ jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/numerimi-780x439.jpg)
Numërohen mbi 63 për qind të vendvotimeve, KQZ jep detaje
![Dallimet mes urimeve të presidentëve amerikanë Trump dhe Biden për Pavarësinë e Kosovës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2024-11-13T161832Z_511547018_RC2G4BAXVCLF_RTRMADP_3_USA-TRUMP-BIDEN-1200x800-1-780x439.jpg)
Dallimet mes urimeve të presidentëve amerikanë Trump dhe Biden për Pavarësinë e Kosovës
![Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/04/veriuuu-730x440-1-600x360-1-780x439.jpg)
Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona
![Alarmi i ekspertëve: Deti Adriatik po përparon me shpejtësi në bregdetin shqiptar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/deti-adriatik-780x439.jpg)
Alarmi i ekspertëve: Deti Adriatik po përparon me shpejtësi në bregdetin shqiptar
![Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1737226840_vjosaosmani-780x439.jpg)
Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480197055_10162293276589133_801476930299187836_n-1-e1739659801845-780x439.jpg)
Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë
![Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Nicola-Hickling-780x439.png)
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq
![Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gje8.jpg)
Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi
![Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/refer-780x439.png)
Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq
![Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vengu-780x439.jpg)
Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm
![Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-2-780x439.png)
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë