Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se sot deri në orën 12:00 janë regjistruar 12 raste të reja me coronavirus.

Me rastet e fundit, numri i përgjithshëm i të prekurve me Covid-19 shkon në 148 persona.


Sipas qyteteve, deri tani me Covid-19 janë regjistruar:

- Shkup (88)
- Dibër (40) - prej të cilëve një ka ndërruar jetë
- Kumanova (8) - prej të cilëve një ka ndërruar jetë
- Shtip (7)
- Kavadar (2)
- Ohër (2)
- Gostivar (1).