E keni pyetur ndonjëherë veten se çfarë duan vërtet meshkujt te një e dashur? Më në fund keni mundësinë të zbuloni këtë sepse një grup meshkujsh i janë përgjigjur pyetjes misterioze. Ja çfarë e bën një të dashur të hatashme, sipas tyre.
Mbase dashuria e vërtetë nuk është aq e pamundur nga sa duket në pamje të parë. Nëse i luani kartat tuaja siç duhet, nuk do ta keni të vështirë të bëni për vete çdo mashkull. Në një analizë të fundit, vetë meshkujt tregojnë se çfarë i tërheq më shumë te femrat dhe se si mund të ndikojë kjo për një lidhje më të gjatë.
Pavarësia
Askush nuk i hyn një marrëdhënie për t’u bërë dado i personit tjetër. Nëse ajo ka kaluar një ditë të vështirë dhe kërkon një shpatull për t’u ngushëlluar, kjo është shumë në rregull. Por nëse ajo duket sikur nuk funksionon dot pa partnerin e saj, kjo gjë e tremb tjetrin dhe e bën të ndihet në kurth. Kështu, ai mund të largohet sapo t’i jepet mundësia. Pavarësia është një çelës për një marrëdhënie të lumtur, si për burrat, edhe për gratë.
Inteligjenca
Naiviteti te një e dashur që ke në krah, del nga qejfi shumë shpejt. Meshkujt kërkojnë një partnere që ka një nivel intelektual të ngjashëm me atë të tyre. Një grua inteligjente vazhdimisht e befason të dashurin e saj dhe e mban atë kureshtar. Ajo nuk e lë tjetrin të mërzitet apo të bjerë në monotoni. Për më tepër, është bukur që të kesh dikë me të cilin të bisedosh çështje serioze.
Sensualiteti
Nuk kishte si t’i mungonte listës së dëshirave të meshkujve ky tipar. Ata kërkojnë që e dashura e tyre të jetë në sinkron me dëshirat seksuale të të dyve. Është e natyrshme që çifti të jetë në gjendje t’i komunikojë aspektet e seksualitetit lirshëm, por për t’i bërë këto të mundura, meshkujt dëshirojnë një partnere sensuale, e cila e shpreh dëshirën e saj.
Tërheqja
Një e dashur e mrekullueshme është, mbi të gjitha, një femër që përtej pamjes së jashtme, të tërheq instinktivisht. Meshkujt shprehen se dëshirojnë dikë që kujdeset për pamjen e saj e që mbi të gjitha të duket mirë për veten. Një pamje e kuruar është ajo çka çdo mashkull dëshiron për partneren që do të ketë në krah.
Respekti
Ky tipar për meshkujt është shumë i rëndësishëm. Sipas tyre, një e dashur ideale është ajo që të respekton, përndryshe ata pyesin veten përse ajo e kalon kohën me ta. Kjo do të thotë se një e dashur e merr mundimin të dëgjojë partnerin dhe të kuptojë se çfarë është e rëndësishme për të. Gjithashtu, sipas meshkujve, një e dashur e hatashme është ajo që i mban mosmarrëveshjet private në vend që t’i diskutojë në publik. Respekti duhet të jetë i përbashkët.
Toleranca
Meshkujt nuk janë në kërkim të një të dashure që përpiqet t’i shtypë apo t’i ndryshojë ato tipare të tyret që i konsiderojnë si pjesën më burrërore. Një e dashur e mirë e toleron partnerin që të jetë burri që ai dëshiron dhe i dashuri që ajo ëndërron. Gjithashtu, sipas meshkujve, të dashurat e tyre duhet ta kuptojnë diferencën midis meshkujve dhe femrave dhe të jenë tolerante ndaj kësaj.
Jo grindavece
Një ndër porositë më të vlefshme nga meshkujt është “mos jini grindavece”. Një grua i zgjidh me mençuri betejat e saj, ajo e di se kur duhet të zemërohet dhe kur duhet të tolerojë. Megjithatë, duhet të keni parasysh se, nëse nuk kujtoheni ta telefononi apo t’i shkruani gjatë gjithë mbrëmjes, kjo është diçka që asnjë femër nuk e toleron, ndaj mos luani me fatin.
Shoqërizimi
Sipas meshkujve, një e dashur e shkëlqyer është ajo që shkon mirë me njerëzit tuaj. Ajo është miqësore me familjen dhe miqtë tuaj. Ajo përfshihet në çështjet e rëndësishme të familjes suaj, përpiqet të kuptojë humorin e çuditshëm të vëllait tuaj dhe dëshiron të njihet me shokët që kalojnë kohën me ju.
Dashuria
Nëse keni gjetur një grua që ju do për atë që jeni dhe jo për atë që shtireni, mos hezitoni të qëndroni me të për sa më shumë kohë. Natyrisht, të gjithë kanë vese të vogla, por nëse ajo ju do me të vërtetë, do t’i tolerojë. Mund ta kuptoni dashurinë e saj duke vëzhguar se si ju shikon dhe si ju trajton çdo ditë.
Shpresa
Nëse një grua ju jep shpresë për të ardhmen, nëse ajo kërkon që ju të jeni një njeri më i mirë dhe të arrini maksimumin për veten, keni gjetur jo vetëm të dashurën ideale, por edhe një partnere për të gjithë jetën. Një këshillë nga meshkujt për meshkujt: “Kur ta gjeni një femër të tillë, mbajeni përherë!”
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKjo është rruga më e shtrenjtë në botë: Avenyja e pestë e rrëzuar nga froni
Masturbimi: Ja çfarë thonë feja dhe shkenca
Porno-ylli Mia Khalifa i përgjigjet pyetjes më të shpeshtë të internetit: Si ta bëni një grua të përjetojë orgazëm
Përse macet flenë dy të tretat e jetës?
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Ujori
Tri shenjat e zodiakut që janë më të prira ta thyejnë zemrën e një Dashi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A