Kompania Solaborate, platformë gjithëpërfshirse e Audio dhe Video komunikimit sot ka bërë të ditur investimin e fondeve Series A prej 10 milionë dollarëve dhe nënshkrimin e marrëveshjes globale tregtare me kompaninë EPOS, e cila së fundmi është formuar nën ombrellën e Grupit Demant nga Danimarka.
Sipas një njoftimi, fondet do të përdoren për të përshpejtuar zhvillimin e linjave të produkteve të reja të platformës komunikuese, pajisjeve all-in-one HELLO dhe Inteligjencës Artificiale.
Njoftimi i plotë:
Kompania Solaborate, platform gjithëpërfshirse e Audio dhe Video komunikimit sot ka bërë të ditur investimin e fondeve Series A prej 10 milionë dollarëve dhe nënshkrimin e marrëveshjes globale tregtare me kompaninë EPOS, e cila së fundmi është formuar nën ombrellën e Grupit Demant nga Danimarka.
Fondet do të përdoren për të përshpejtuar zhvillimin e linjave të produkteve të reja të platformës komunikuese, paisjeve all-in-one HELLO dhe Inteligjencës Artificiale.
Pas paraqitjes në Kickstarter me dy fushata shumë të suksesshme, duke qenë pionier në fushën apo hapësirën e komunikimit me pajisje all-in-one video dhe audio, Solaborate ka filluar bashkëpunimin me EPOS dhe ekspertizën e tyre në audio, kërkon ta dominojë edhe një herë këtë fushë apo hapësirë duke kombinuar llogaritjet (combining computer), mikrofonat, spikerat dhe duke shfrytëzuar TV-jat aktuale me patentën për “echo-cancellation delay”. Si rezultat i kësaj marrëveshje, këto produkte do të jenë nën pronësinë dhe brendimin e EPOS-it.
Misioni apo synimi i Solaborate ka qenë gjithmonë të thjeshtojë dhe të përmirësojë mënyrën se si ne komunikojmë dhe bashkëpunojmë, duke e bëre pajisjen HELLO të përballueshme financiarisht dhe të lehtë për t’u përdorur për të gjithë. Ata janë krenarë për faktin se pajisjet HELLO janë duke u përdorur në të gjithë botën, duke i bashkuar njerëzit dhe duke thjeshtuar mënyrën e komunikimit.
“Ne besojmë që privatësia është e drejtë e pamohueshme e njeriut dhe për këtë arsye ne e kemi projektuar pajisjen HELLO me video and audio butona të privatësisë hack-proof (të pa-hakueshëm) për të shkëputur mikrofonat dhe kamerën fizikisht në çdo kohë si dhe ‘end-to-end encryption’ në mënyrë që përdoruesi i HELLO-së të ndihet i sigurt dhe i mbrojtur”, ka thënë themeluesi i kompanisë, Labinot Bytyqi.
Pajisja HELLO është e dizajnuar që të jetë e lehtë dhe e thjeshtë në përdorim si për biznese ashtu edhe për individë.
Që kjo pajisje të funksionojë, nevojiten vetëm dy kabllo-HDMI dhe adapter i rrymës – pastaj çdo TV me të cilën e lidhë ,e shndërron në një pajisje të kontrollouar me zë dhe platform të hapur të komunikimit dhe bashkëpunimit me audio edhe video, duke mbështetur platformat më të mira të video-konferencave siç janë Microsoft Teams, Google Hangouts Meet, Zoom, Skype, Cisco WebEx, Facebook Messenger, WeChat, BlueJeans, Fuze, Unify, dhe shumë të tjera.
“Ne jemi shumë të lumtur për partneritetin me EPOS, që është njëra nga lideret në fushat e ndërmarrësisë të audio solutions për të adresuar tregun e video konferencave që parashikohet të rritet nga vlerësimi 1.8 miliard dollarësh deri në më shumë se 2.8 miliardë dollarësh në vitin 2022” tha Labinot Bytyqi, Themeluesi dhe CEO i kompanisë Solaborate.
Ky partneritet do të fokusohet në “video collaboration” që do të na mundësojë të ofrojmë zgjidhje të integruar audio/video në platformat e partnerëve strategjikë aktual të EPOS si Microsoft, si dhe të bashkëpunojë në mënyrë efektive me partnerët e rinj strategjikë që i përkasin fushës së video konferencave siç është Zoom dhe të tjerë.
“Ky partneritet i ri e bën më të afërt misioni e Solaborate që t’i fuqizojë ndërmarrësit që të komunikojnë dhe bashkëpunojnë pa limite”, tha Labinot Bytyqi, Themeluesi dhe CEO i kompanisë Solaborate.
Fondi do të përdoret të përshpejtojë zhvillimin dhe të futet në tregu me linjën e produkteve të reja të platformës komunikuese, pajisjeve all-in-one HELLO dhe Inteligjencës Artificiale, si dhe të zgjerojë kontributet në telemedicinë, konsumatorë dhe në industri të tjera
Rreth Solaborate
Kompania Solaborate është platformë komunikimi. Ne besojmë që rikrijimi dhe thjeshtësimi i mjeteve të komunikimit dhe shërbimit është mundësia jonë më e mirë të përmirësojmë jetët e njerëzve dhe planetit tonë duke reduktuar gjurmët e karbonit (carbon footprint).
Pajisja HELLO transformon TV-in tuaj në një pajisje të fuqishme komunikimi për audio dhe video konferenca, wireless screen sharing, digital whiteboarding, Alexa and Google Voice Assistance, live broadcasting, gaming, TV streaming, home automation dhe shumë të tjera.
Për më shumë informacione rreth Solaborate klikoni në: https://www.solaborate.com/
Rreth EPOS
Bazuar në teknologjitë lidere dhe të avancuara, kompania e sapokrijuar daneze, EPOS, ofron audi-zgjidhje të nivelit të lartë të dizajnuara për ndërmarrjet dhe lojëra (gamers).
EPOS është e themeluar në më shumë se 115 vjet përvojë në zërim dhe inovacion si dhe do të specializohet në zgjidhjen e kualitetit më të lartë premium për audio dhe video me projektim, teknologji dhe performancë si parametër parësor.
EPOS është kompani e re e Grupit Demant-Lidere udhëheqëse botërore e teknologjisë për audio dëgjim që ofron zgjidhje dhe shërbime për t’i ndihmuar njerëzit të lidhen dhe komunikojnë me botën rreth tyre.
Themelimi i EPOS bazohet në vendimin për të lejuar që segmentet e bashkuara të bizneseve (të njohura si Sennheiser Communications) ndërmjet Sennheiser Electronic GmbH & Co.KG dhe Demant A/S të evoluojnë formime të ndryshme.
Selia qendrore e EPOS-it është e vendosur në Kopenhagë, Danimarkë dhe është qendër kryesore për biznesine tyre. Operojmë në treg global me zyra dhe partnerë në më shumë se 30 vende.
Më shumë informacione për EPOS-in mund të gjeni në www.eposaudio.com
Rreth Demant
Demant është kompani lidere botërore e teknologjisë për audio dëgjimi që ofron zgjidhje dhe shërbime për t’i ndihmuar njerëzit të lidhen dhe komunikojnë me botën rreth tyre.
Në çdo aspekt, nga pajisjet e dëgjimit, implantimin e dëgjimit, pajisjet e diagnostifikimit deri tek zgjidhjet audio-inteligjente dhe kujdesi i dëgjimit në gjithë botën, Demant është aktive dhe e angazhuar.
Teknologjitë inovative dhe ekspertizat e tyre ndihmojnë në përmirësimin e shëndetit, dëgjimit dhe komunikimit të njerëzve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

A do t'i kishin veshur legjendat e futbollit atletet rozë të modës së fundit?

Nga kërkimi në sukses - Telegrafi Jobs!

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri