LAJMI I FUNDIT:

10 mënyra se si ta shmangni lodhjen

10 mënyra se si ta shmangni lodhjen

Qoftë e përkohshme apo kronike, lodhja ndikon në cilësinë e jetës sonë

Edona Llonçari
edona.lloncari@gmail.com

Kjo gjendje mund të kalohet më me pozitivitet nëse ndjekim disa udhëzime të rëndësishme.

Këtu më poshtë janë 10 këshilla për të shmangur uljen e energjisë tuaj:

1- Flini mjaftueshëm

“Gjumi është shëndet!”. Atëherë, si të qëndrojmë në formë kur netët tona janë të paqeta? Nëse mendoni se keni një nga shumë çrregullimet e gjumit që ekzistojnë, mund të jetë koha të bisedoni me një profesionist të kujdesit shëndetësor.

Sido që të jetë, të shkosh në shtrat në kohë të rregullt dhe të lësh stresin jashtë shtratit, është çelësi i gjumit kualitativ. Dhe, nëse jeni akoma i lodhur, një gjumë 20-minutësh gjatë ditës, idealisht mes mesditës, mund t’ju rris energjinë.

2- Ushtrimet fizike

Është e vështirë të gjesh motivimin për të lëvizur kur je i rraskapitur… Sidoqoftë, sporti ka efekt pozitiv te psikika dhe do t’ju jap një energji. Si? ‘Apo’ Çfarë?

Neurotransmetuesit që veprojnë në mirëqenien dhe stresin, endorfina dhe serotonina, sekretohen nga trupi ynë pas 30 minutash përpjekje të pandërprerë.

Po sikur t’ju tregonim që lëvizja gjithashtu rregullon orën tonë të brendshme dhe nxit gjumin?

3- Hani mirë

Një mëngjes i mirë i shëndoshë, një drekë proteinike dhe një darkë e lehtë janë çelësi i energjisë – kjo është një ndër mënyrat më të efektshme se si të shmangen goditjet e lodhjes gjatë gjithë ditës.

4- Konsumoni ushqime kundër lodhjes

Magnezi, një qetësues i vërtetë natyral i stresit, do t’ju ndihmojë të qëndroni në formë gjatë ditës. Mos hezitoni të hani një ose dy copëza çokollatë të zezë ose një grusht bajamesh nëse ndieni rraskapitje.

Vitamina C, nga ana tjetër, do të forcojë sistemin tuaj imunitar dhe do t’ju japë nxitje. Ajo gjendet në agrume dhe brokoli, për shembull, të cilat mund të përtypen gjatë gjithë mëngjesit.

Xhenseni, kjo rrënjë aziatike, vepron në sistemin nervor qendror. Ajo përmban shumë minerale dhe vitamina.

Gjithashtu mund ta konsideroni futjen e pijes së aloe verës në shprehitë tuaja ditore. Aloe është një bimë shumëvjeçare e njohur për shumë dobi për shëndet dhe bukuri. Ajo ngrit nivelin e vitalitetit dhe të energjisë brenda pak ditëve (kujdes ta merrni aloen e stabilizuar, përndryshe do humbni financa dhe besimin tuaj ndaj kësaj bime).

5- Shmangni stimuluesit

Nëse refleksi juaj është të gëlltisni një filxhan kafe për t’u zgjuar, frenojeni pak. Kjo për shkak se konsumimi i tepërt i kafeinës dhe pijeve të tjera me prezence kafeine që supozohet se ju japin energji, do të ketë efektin e kundërt nëse e teproni. Prandaj, kufizohuni në dy ose tre filxhanë maksimum gjatë ditës ose zgjidhni Guaranën, me një përqendrim të lartë të kafeinës dhe me virtyte të shumëfishta. Shmangni konsumimin e kafes pas orës 16:00.

Një çaj bimor ose një çaj i ëmbël me mjaltë mund t’ju ndihmojë të rifokusoheni në vetvete dhe të stimuloni butësisht sistemin tuaj nervor.

6- Ekspozohu në dritë natyrale (në diell)

Mungesa e dritës ka shumë pasoja. Dhe, sa më të shkurtra ditët, aq më shumë ka depresion dhe mungesë vullneti. Për të mos përmendur faktin se vitamina D, e cila është bërë modë për përfitimet e saj të shumta, ekspozimin në diell/dritë, është i domosdoshëm për trupin dhe trurin; por kujdes se ekspozimi i tepërt dhe ne orët verore të papërshtatshme mund të jenë më shumë armik sesa mik.

Shfrytëzoni rastin për të dalë në shëtitje për dhjetë minuta pas drekës për ta tretur ushqimin dhe për ta ushqyer veten me dritë natyrale. Por, kujdes se dielli mund të jetë i dëmshëm nëse ekspozoheni në orët jo të rekomanduara.

7- Jeni lodhur nga puna e tepërt?

Kini kujdes, puna e tepërt fizike dhe psikike qon deri te lodhja dhe te ‘Burn Out’ (lodhje e tepërt psikike që shpesh kërkon ndihmën e terapeutëve).

Jeni lodhur nga puna e tepërt? Apo ndoshta është e kundërta? Të kesh shumë mbi supe është fillimi i një cikli vicioz që mund të çojë në stres dhe lodhje fizike dhe psikike.

Në shtëpi dhe në punë, përfshini të gjithë anëtarët dhe mos hezitoni të delegoni, mos i bëni të gjitha vet!

Gjithashtu, të mësuarit për të thënë jo – do t’ju lejojë të përqendroheni në gjërat thelbësore. Nuk është një gjë e lehtë për t’u bërë, por do të korrni shumë përfitime, duke përfshirë kënaqësinë që keni kontroll mbi jetën tuaj. Të thuash jo, ndonjëherë nuk është ters; thjeshtë, keni vendosur ta respektoni veten tuaj dhe, nga kjo nuk ka asgjë të keqe.

8- Mbani larg emocionet negative

Pavarësisht nëse gjatë gjithë ditës ose para se të shkoni në shtrat, mendimet negative ju shpenzojnë energjinë, kushtojini disa minuta për veten tuaj nëse jeni të mbingarkuar. Kjo do t’ju sjellë dobi dhe do jeni më produktiv. “M’ka thënë kshtu, m’ka bërë kshtu, ai, ky, ajo… janë gjëra që nuk i kontribuojnë relaksimit tuaj mendor, përkundrazi e dëmtojnë atë. Lëreni pas shpine të kaluarën dhe të këqijat që mund t’i keni përjetuar; ato ju japin vetëm negativitet dhe të rrahura të shpejtuara të zemrës, dmth shqetësim.

9- Relaksohuni

Të marrësh kohë për veten do të thotë gjithashtu të përqendrohesh tek gjeja thelbësore: TI. Izolohuni herë pas here për të marrë frymë thellë me sytë mbyllur. Nëse jeni adhurues i meditimit ose jogës, praktikojeni në shtëpi ose në ndonjë palestër, në grup, mund të jetë shumë e dobishme. Në shtëpi, mbusheni vaskën tuaj me ujë të nxehtë në të cilën rekomandohet të hidhni disa pika vajra esenciale, mente ose limon; pushoni, nxitni dhe rritni energjinë tuaj.

10- Fusni në praktikë disa gjeste të lehta

Nëse keni nevojë për një nxitje të menjëhershme të energjisë, derdhni disa pika vaj esencial mente në një ind dhe nuhatni për disa minuta! Ju menjëherë do të rigjeni vëmendjen tuaj dhe ndjenja juaj e lodhjes shpejt do të zvogëlohet. Gjithashtu, mos harroni të largoni ekranet nga shtrati/dhoma juaj! Mos instaloni TV në dhomën e gjumit. Mos përdorni teknologji para gjumit. Mos e nënvlerësoni ndikimin e tyre negativ në gjumin tuaj.

Praktikoni të lexoni diçka relaksuese para gjumit si dhe çdo natë para gjumit shënoni disa gjëra për të cilat jeni mirënjohës, për shembull: jam mirënjohës për shëndetin; jam mirënjohës për familjen; jam mirënjohës për shtëpinë… etj., etj. Kjo do t’ju bëj të ndjeheni mirë dhe të krijoni ngrohtësi në zemrën tuaj pasi që shumë shpesh harrojmë të jemi mirënjohës dhe në vend të saj ankohemi për ato që s’kemi dhe ato që s’jemi.

Gjithashtu, shumë njerëz harrojnë sa shumë gjëra kanë bërë gjatë gjithë ditës dhe para gjumit i thonë vetes ose partnerit “o, se kam bërë sot…këtë e atë”. Citoni ato që keni bërë; më mirë të praktikohet me gojë ose me shkrim; thoni/shënoni gjërat që keni bërë gjatë ditës, mos i minimalizoni dhe mos e nënvlerësoni veten; nëse praktikoni evitimin e ekraneve, leximin, mirënjohjen dhe citimin e të gjitha aktiviteteve/punëve që keni bërë gjatë ditës edhe nëse juve ju duken të vogla dhe të pavlefshme, ju i keni bërë, i keni kryer; keni respekt për veten, komplimentoni veten. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori