Askmen.com ka realizuar një sondazh mbi vetitë e personalitetit që meshkujt kërkojnë tek e dashura e tyre. Dhe cili është përfundimi?
Ata kërkojnë femrën ideale. Po po, ashtu siç thuhet se femrat kanë një listë pafund me kërkesa për ‘princin e kaltër’, edhe meshkujt kanë të paktën 10!
Në vend të 10: Ajo është e pavarur
Askush nuk hyn në një marrëdhënie për të qenë një kujdestar fëmijësh. Meshkujt thonë se nëse e dashura do të ketë një ditë stresuese ata janë të gatshëm t’i qëndrojnë pranë në mbrëmje, por nuk u pëlqen kur ajo krijon varësi, pasi i bën të ndihen të mbytur. Pavarësia e partnerëve është çelësi i një marrëdhënieje të suksesshme. Kështu ka gjithmonë për të zbuluar tek njëri-tjetri, edhe pasi vitet kalojnë dhe marrëdhënia bëhet më serioze, pasi secili ndjek edhe projekte të tjera krahas lidhjes!
Në vend të 9: Ajo është inteligjente
Siç e shpjegojnë meshkujt, pasi tërheqja e parë, ekskluzivisht fizike – kalon, janë fjalët dhe mënyrat e sjelljes ato që e bëjnë ta duan të dashurën. Një femër e zgjuar di si të surprizojë, ta bëjë partnerin të ndihet mirë, të mos japë më tepër se ç’duhet nga vetja dhe të shtojë pasionin në çdo kohë. Ajo nuk të lë të mërzitesh!
8: Ajo përputhet seksualisht me të dashurin
Disa meshkuj pëlqejnë të eksperimentojnë në shtrat, e nëse partneres nuk i pëlqen të ndryshojë shumë, kthehet në një problem duke ulur dëshirën seksuale. Thënë ndryshe, është e rëndësishme të keni të njëjtën gjuhë në shtrat.
7: Ajo është tërheqëse për partnerin
Për meshkujt, një e dashur e mrekullueshme nuk kërkon të duket tërheqëse vetëm për partnerin, por edhe për veten. ‘Dua që kur të më shikojnë me të, të ndihem mirë me veten’, thonë meshkujt, pak a shumë. Kjo nuk nënkupton që ajo duhet të jetë një 90-60-90; është tërheqëse ajo që të duket tërheqëse. Dhe ky magnetizëm duhet të jetë i ndërsjellët.
6: Ajo e respekton atë
Nëse nuk e respekton të dashurin, ai do të turbullohet duke menduar: Po përse dreqin rri me mua nëse s’më vlerëson? Por çfarë nënkupton respekti? Të dëgjosh. Ta dëgjosh partnerin edhe pasi keni bërë sherr. Të mos ua tregosh të gjithëve të gjitha zënkat e përditshme. Të përpiqesh ta vësh veten në vend të tij, natyrisht nëse edhe ai e vë veten në vendin tënd. Edhe këtë herë, respekti duhet të jetë i ndërsjellët.
5: Ajo e lejon atë të jetë ‘mashkulli’
Nuk i imponon atë që ka dëshirë vetëm ajo, nuk e pengon të dalë me shokët të shikojë një ndeshje. Nuk krijon mllefe brenda tij! Duke i cytur pjesën mashkullore, zëre se i ke zënë frymën dhe i ke thënë: Merr frymë thellë! Meshkujt thonë se një e dashur e mirë e kupton se ai është një mashkull, dhe e lë të përmbushë nevojat si një i tillë. Përshembull, nëse ai ka nevojë të shkojë të shohë një ndeshje, ajo e ndihmon duke i hekurosur bluzën.
4: Ajo nuk ankohet për gjërat më të vogla
Sado të qash, mërzitesh, lutesh, një mashkull është ai që është, ashtu si një femër është ajo që është. Aq më tepër kur jeni mbi 20 vjeç, është e pamundur të ndryshoni. Dhe ndoshta, duke këmbëngulur, vetëm sa e nxisni atë të bëjë të kundërtën! Një e dashur e mençur di kur të këmbëngulë dhe kur ta marrë partnerin me të mira! Duke i ndërthurur këto të dyja, ndoshta nis të funksionojë.
3: Ajo shkon mirë me miqtë dhe familjen e tij
Një e dashur fantastike përpiqet të gjejë mënyrat që njerëzit e afërt të partnerit ta duan. Ajo sillet mirë, nuk tallet me ndonjë shaka pa humor të vëllait të tij, dhe përpiqet të krijojë ura komunikimi me shokët. Ajo mund të jetë një shoqe shumë e mirë e motrës së tij adoleshente, dhe i jep këshilla prej motre. Dhe më e rëndësishmja: shokët e tij nuk kanë përse të rrotullojnë sytë kur ai i lajmëron se do të jetë edhe ajo në lokal me ta!
2: Ajo e dashuron partnerin
Një dashuri e tillë rrallë mbetet e pashpërblyer nga ana e meshkujve, dhe është një ndër pikat kyçe të marrëdhënies, shkruan Anabel. Secili ka defektet dhe cilësitë e veta, por nëse e dashuron partnerin e gjen mënyrën për të bërë marrëveshje! Tregohesh e kujdesshme që të mos e mërzisësh, dhe e bën të ndihet mirë.
1: Ajo e bën atë të ndihet dhe të jetë një mashkull më i mirë
Është e vërtetë: kur meshkujt ndihen të dashuruar (domethënë: të respektuar, vlerësuar dhe përkujdesur) ndihen të motivuar për të qenë më të mirë. Nuk ke përse t’ia kërkosh apo t’i thuash asgjë; thjesht duaje, dhe ai do të pendohet për çfarëdolloj fjale jo edhe aq të sjellshme që mund t’i ketë thënë motrës apo nënës së tij më parë. E bën të kuptojë se ç’është një njeri i vërtetë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKjo është rruga më e shtrenjtë në botë: Avenyja e pestë e rrëzuar nga froni
Masturbimi: Ja çfarë thonë feja dhe shkenca
Porno-ylli Mia Khalifa i përgjigjet pyetjes më të shpeshtë të internetit: Si ta bëni një grua të përjetojë orgazëm
Përse macet flenë dy të tretat e jetës?
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Ujori
Tri shenjat e zodiakut që janë më të prira ta thyejnë zemrën e një Dashi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A