Një burrë i paidentifikuar i ka vënë flakën vetes sot para kalimtarëve në Parkun Ellipse në Uashington, pranë Shtëpisë së Bardhë, thanë zyrtarët.

Departamenti i Zjarrfikësve në Uashington, konfirmoi për CNBC se një pacient me djegie ishte transportuar nga Parku Elips.


1 228

Zëdhënësi i Shërbimit sekret të SHBA, Jeffrey Adams, tha se sigurimi në Shtëpinë e Bardhë “ka reaguar brenda sekondës”.

2 122

Sipas Adams, një burrë u transportua në spital dhe zyrtarët ende nuk kanë informacion për shëndetin e tij.

3 97

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Hogan Gidle tha se nuk dëshiron të komentojë ngjarjen.

4 70

Parku Ellipse ndodhet në jug të Shtëpisë së Bardhë, në zemër të Uashingtonit. /kp/Telegrafi/

6 47