LAJMI I FUNDIT:

Zyrtari amerikan Hoyt Yee: Ndarjet në vija etnike jo të mira, Samiti i Berlinit do të sjellë diçka të re (Video)

Zyrtari amerikan Hoyt Yee: Ndarjet në vija etnike jo të mira, Samiti i Berlinit do të sjellë diçka të re (Video)

Ish-zëvendës ndihmës Sekretari i shtetit amerikan për Evropën dhe Euroazinë, Brian Hoyt Yee, ka deklaruar se takimi në Samitin e Berlinit që do të mbahet më 29 prill, nuk do të jetë “tani ose kurrë”, raporton Zëri i Amerikës në gjuhën serbe.

Hoyt Yee ka shtuar se takimi i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe atij të Kosovës, Hashim Thaçi me kancelaren Angela Merkel dhe presidentin francez Emmanuel Macron në Berlin, nuk do të jetë takim vendimtar për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, por një mundësi për të folur për këtë çështje, transmeton Telegrafi.

“I japë të drejtë Gjermanisë dhe vendeve tjera që po vazhdojnë të organizojnë takime të tilla në të cilat do të diskutohet për hapat e mëtutjeshëm. Shpresoj që sinqerisht do të diskutojnë në detaje për hapat e ardhshëm të Kosovës dhe Serbisë dhe se do të ndodhë përparim dhe diçka të re… Mendoj se historia e ndarjes në vija etnike nuk është ide e mirë – pragmatike, politike dhe diplomatike – nuk është diçka për të cilën duhet diskutuar”, ka shtuar Hoyt Yee.


Në takimin “Zgjidhja e pazgjidhur në Ballkanin Perëndimor” të mbajtur në Washington, ka thënë se Serbia duhet qartë të vendosë nëse do të ndjekë rrugën e BE-së apo të Rusisë, pasi nuk është e mundur që të kërkojë anëtarësimin në dy organizata të ndryshme në të njëjtën kohë.

Sipas tij, një gjë e tillë nuk ka kuptim pasi të dy organizatave u dërgon sinjale konfuze dhe të njëjtën kohë ngadalëson rrugëtimin. Ndërkaq të hënën, më 29 prill pritet të mbahet Samiti i Berlinit, i ftuar nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron, ku do të marrin pjesë liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndërsa nga Kosova dhe Serbia do të jenë presidentët dhe kryeministrat, përkatësisht Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj si dhe Aleksandar Vuçiq dhe Ana Brnabiq. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Lajme
Kalo në kategori