Zyrtarët e Ministrisë të Pushtetit Lokal kanë dhuruar gjak vullnetarisht me qëllim që të ndihmojnë Qendrën e Transfuzionit të Gjakut me gjak të mjaftueshëm për ti mbuluar nevojat e qytetarëve.
Zëvendësministri Bajram Gecaj, tha në vazhdimësi dhuron gjak dhe se sipas tij gjaku është i nevojshëm sidomos për të aksidentuarit të cilët kohëvë të fundit janë shpeshtuar.
Gecaj tregoi se dje ka qenë në një varrim në Istog ku një i ri ka humbur jetën në një aksident trafiku.
“Nuk është hera e parë që e bëjë këtë. Kam punuar nja 14 vite në Ambasadën Amerikane dhe atje në vazhdimësi është organizuar një gjë e tillë. Pra kanë ardh nga Transfuzioni në vazhdimësi dhe kemi bërë dhurimin e gjakut, pra jam dhurues i rregullt. Për shkak të kësaj unë e kam diskutuar këtë çështje së bashku edhe me ministrin Mariq por edhe me sekretarin dhe kemi vendos që në Ministrinë tonë të fillojmë një vizitë të tillë, pra që kjo të jetë në vazhdimësi që të dhurohet gjak sepse unë besoj që është një çështje jashtëzakonisht humane”, tha Gecaj.
Edhe Hashim Berisha, zyrtar në këtë Ministri, tha se dhurimin e gjakut e bënë për të shpëtuar jetë.
“Gjakun e jep secili që shpreh dëshirë për me e shpëtuar jetën e fëmijëve apo në mënyra të ndryshme dhe besoj që është një mbi të gjitha të mirave që mundet me i dhënë edhe këtë mundet me e dhënë dhe kisha bërë apel te secili që mundet me dhënë pse jo se mundet me e shpëtua një jetë të dikujt pavarësisht se kush është”, tha Berisha.
Kurs përfaqësuesi i Qendrës së Transfuzionit të Gjakut, Fadil Mahmuti, tha se nevojat me gjak brenda 24 orëve nuk mbulohen asnjëherë me dhurim vullnetar, por shtoi se pastaj këto nevoja mbulohen nga dhurues familjarë.
“Me i mbulu nevojat e QKUK-së brenda 24 orëve na nevojiten rreth150 doza gjak. Faktikisht gati asnjëherë nuk mundemi me i mbulu ato kërkesa dhe mundohemi që me dhënës familjarë t’i mbulojmë kërkesat e mbetura, mirëpo qëllimi ynë është që një herë e përgjithmonë t’i largojmë dhënësit familjarë nga dhurimi i gjakut, sepse kur ta shohësh realitetin njeriu në momentin kur e ka fëmijën, motrën apo vëllain realisht nuk është në gjendje as të dhurojë gjak, mirëpo përkundër dëshirës sonë jemi në pamundësi që të ofrojmë sasi çka kërkohet dhe në këtë mënyrë me dhënës familjarë t plotësojmë kërkesat”, tha Mahmuti.
Në Ministrinë e Pushtetit Lokal dhurimi i gjakut do të vazhdojë gjatë tërë ditës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025