LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: UEFA dënon Malin e Zi për racizëm, ndeshja ndaj Kosovës luhet pa shikues

Zyrtare: UEFA dënon Malin e Zi për racizëm, ndeshja ndaj Kosovës luhet pa shikues
(Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë, UEFA e ka dënuar Malin e Zi për thirrjet raciste të tifozëve të tyre.

Tifozët malazez kanë bërë thirrje raciste në ndeshjen ndaj Anglisë më 25 mars të këtij viti në fitoren e anglezëve 1:5.

Komisioni disiplinor i UEFA-s e ka dënuar me 20 mijë euro gjobë Federatën e Futbollit të Malit të zi si dhe një ndeshje pa shikues.


Kësisoj Mali i Zi ndeshjen e ardhshme do ta luaj ndaj Kosovës më 7 qershor me dyer të mbyllura.

Ky dënim i kundërshtarëve të Grupit A është i mirëseardhur për Kosovën, pasi vendasit nuk do ta kenë përkrahjen e tifozëve.

Raheem Sterling duke injoruar thirrjet raciste të malazezëve. (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

“Për arsyeje të thirrjeve raciste të një numri të vogël të tifozëve të pa arsyeshëm, ekipi jonë Kombëtar do ta luaj ndeshjen e radhës ndaj Kosovës pa praninë e tifozëve në stadiumin e qytetit në Podgoricë”, thuhet në njoftimin e Federatës së futbollit të Malit të Zi.

Kujtojmë që sulmuesi i Anglisë, Raheem Sterling kishte kërkuar që Mali i Zi të dënohej me minus nëntë pikë.

Sterling pas thirrjeve raciste në Podgoricë kishte thënë se pret që të ketë thirrje raciste në vendet e Ballkanit, pasi më parë një gjë e tillë kishte ndodhur edhe në Serbi.

Sterling i vetëdijshëm se mund të përballet me racizëm
Lexo po ashtu Sterling i vetëdijshëm se mund të përballet me racizëm

Kosova do të përballet dy herë me Anglinë, ku në nëntor Dardanët presin Tre Luanët në Prishtinë dhe është momenti më i mirë për t’iu treguar super yjeve anglez se shqiptarët nuk janë si sllavët dhe nuk janë racistë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Ndërkombëtare
Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Shumë zhgënjim me yjet e ekipet - Milani do t'i shes në verë tre lojtarët kryesorë

Shumë zhgënjim me yjet e ekipet - Milani do t'i shes në verë tre lojtarët kryesorë

Serie A
Kalo në kategori