Sokol Kiqina është transferimi i parë i Ferizajt në afatin kalimtar të dimrit.
Sulmuesi i talentuar kosovar është rikthyer në kampionatin kosovar pas aventurës gjashtë mujore në Superiorën e Shqipërisë te skuadra e Erzenit.
Kiqina ka arritur marrëveshje me Ferizajn dhe tanimë është prezantuar nga trajneri Arsim Abazi.

Njoftimi i plotë nga FC Ferizaj:Sokol Kiqina edhe zyrtarisht pjesë e familjes së FC Ferizaj FC Ferizaj ka kënaqësi të ju informoj se sot është arritur marrëveshja me bomberin e njohur të futbollit kosovar, sulmuesin 21-vjeçar Sokol Kiqina. Kiqina llogaritet njëri ndër lojtarët më perspektiv në futbollin vendor. Ai ka debutuar në Superligën e Kosovës ende pa i mbushur 18 vjeç. Së fundmi, sulmuesi ynë i ri ishte pjesë e skuadrës së Erzenit në Shqipëri. Paraprakisht Kiqina kishte mbrojtur ngjyrat e Llapit, ndërsa karrierën e ka filluar në klubin e qytetit, KF Ferronikeli. Në sezonin 2021/22, sa ishte pjesë e Ferronikelit, Kiqina kishte shënuar 4 gola në 3 ndeshje të zhvilluara. Me këtë transferim ne hapim afatin kalimtar, duke premtuar ardhje tjera kualitative, në pozicionet që i kemi evidentuar si të nevojshme që të kryejmë transferime. Na pret një rrugëtim i gjatë në pranverë, andaj do e shfrytëzojmë në maksimum periudhën për ta krijuar një ekip edhe më kompakt e konkurues. /Telegrafi/