Zyrtare: Salihamidzic emërohet drejtor sportiv i Bayernit (Foto)

Bayern Munichu është bërë me drejtor të ri sportiv.
Bavarezët po vazhdojnë seleksionimin e legjendave të klubit në vende të punës.
Pas Willy Sagnolit, i cili u emërua si ndihmës trajneri i Bayernit, tani radha është edhe një për legjendë tjetër, i cili punësohet në klub.
Është ish-mesfushori dhe mbrojtësi anësor këmbëshpejtë boshnjak, Hasan Salihamidzic që është emëruar si drejtor i ri sportiv.
Salihamidzic ka luajtur në të kaluarën për gjigantin gjerman gjatë viteve 1998–2007, ku ka zhvilluar 234 ndeshje dhe ka shënuar 31 gola. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





































