Giuseppe Rossi është futbollisti më i ri i Celta Vigos.

Sulmuesi italian ka vendosur të largohet përsëri nga Serie A dhe të transferohet në kampionatin spanjoll, La Liga.


Rossi është larguar nga skuadra e Fiorentinës për t’u transferuar në Spanjë, te Celta Vigo.

Marrëveshja në mes të skuadrës spanjolle dhe sulmuesit italian është 1-vjeçare.

Megjithatë, ky nuk është një transferim permanent pasi ka të bëjë me vetëm një huazim të thjeshtë. /Telegrafi/

rossi

telegrafi sport app