LAJMI I FUNDIT:

​Zyrtare: Qëndron Kastrati kandidat për kryetar të Kamenicës

​Zyrtare: Qëndron Kastrati kandidat për kryetar të Kamenicës

Kryetari aktual i Kamenicës Qëndron Kastrati ka shpallur sot edhe zyrtarisht kandidaturën e tij edhe për një mandat katërvjeçar në krye të komunës.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Kastrati përmes një postimi në Facebook, ku ka dhënë detaje edhe rreth listës me kandidatë për këshilltarë komunalë që do të garojnë në zgjedhjet e 17 tetorit.


Ai ka thënë se është një listë gjithëpërfshirëse me kandidatë nga zona të ndryshme të komunës e nga kategori të ndryshme shoqërore.

“Radha e kandidatëve është përcaktuar me short, sepse janë projektet të cilat do t’i prezantojmë që kanë radhitje sipas rëndësisë e që të gjithë ne do të angazhohemi barabartë për të ardhmen e fëmijëve, të rinjve, për bujkun, pacientin, ndërmarrësin e mjeshtrin. Për të sjellë Kamenicën në një fazë të re të zhvillimit. Për projekte ambicioze. Në ditët në vazhdim do të prezantojmë listën që e bindë secilin, listën që do të fitojë bindshëm”, shkruan Kastrati.

Postimi i plotë i Kastratit:

“Albina është titulli. Naimi është vula.

Kandidatët e tjerë janë teksti dhe përmbajtja e deklaratës sime për kandidaturë për mandatin e dytë.

E gjithë lista përfaqëson program e gjeografi. Mbi të gjitha përfaqëson synimin për barazi. 29 emra, secili më i vlefshëm se tjetri. Të radhitur me short sepse jemi bashkë në këtë projekt.

Një grua shembullore, arkitekte e suksesshme në Zvicër, Albina Mahmuti-Berisha ka vendosur që të kthehet në Kosovë. Interesimi i saj për zhvillimet në Kamenicë ka qenë i vazhdueshëm dhe gatishmëria e saj për të kontribuar në vendin ku u lind e u rrit është e pashembullt. Së bashku do të punojmë për projekte zhvillimore për të ardhmen e Kamenicës.

Naimi ia jep vulën listës më të mirë në historinë e Kamenicës. Punëtor më të madh e më të ndershëm nuk gjen. Kontributi i tij për zhvillimin e bujqësisë, njohja në detaje e secilit aspekt të kësaj fushe e bën Naimin njërin prej drejtorëve më të suksesshëm ndonjëherë. Jam krenar që e kam krah të djathtë.

Pa modesti e them se lista është brilante. Gjithë secili kandidat përfaqëson integritet personal e profesional, ndershmëri e zell për punë. Është listë gjithëpërfshirëse me kandidatë nga zona të ndryshme të komunës e nga kategori të ndryshme shoqërore. Të gjithë të përkushtuar për punë, të gjithë të dëshmuar në punë e në shoqëri. Radha e kandidatëve është përcaktuar me short, sepse janë projektet të cilat do t’i prezantojmë që kanë radhitje sipas rëndësisë e që të gjithë ne do të angazhohemi barabartë për të ardhmen e fëmijëve, të rinjve, për bujkun, pacientin, ndërmarrësin e mjeshtrin. Për të sjellë Kamenicën në një fazë të re të zhvillimit. Për projekte ambicioze. Në ditët në vazhdim do të prezantojmë listën që e bindë secilin, listën që do të fitojë bindshëm!

Unë sot e deklaroj kandidaturën time për Kryetar të Komunës së Kamenicës.

Bashkë fitojmë!”, ka shkruar Kastrati. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori