LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Mevlan Zeka dhe Yll Hoxha i bashkohen Suharekës

Zyrtare: Mevlan Zeka dhe Yll Hoxha i bashkohen Suharekës

Suhareka ka njoftuar se ka transferuar Mevlan Zekën dhe Yll Hoxhën.

Dyshja u larguan nga Gjilani që po kalon nëpër një periudhë të vështirë organizimi, për t’iu bashkuar klubit që garon në Ligën e Parë

Ky është postimi (pa ndërhyrje) i Suahrekës për nënshkrimin e Zekës:


“Ju njoftojmë që skuadra jonë është përforcuar me super sulmuesin MEVLAN ZEKA i cili përkundër shumë ofertave dhe thirrjeve zgjodhi ta përfaqësojë Suharekën për të arritur objektivat madhore të klubit”.

“Karriera e sulmuesit Zeka është me bagazh të madh duke qenë pjesë e superligës për vite me radhë gjithashtu me super paraqitje në ndeshjet europiane së fundmi me SC Gjilani dhe në të kaluarën me Feronikelin e me Ballkanin , karrierë bëri edhe te KF Liria e KF Vëllaznimi.”

Ndërsa për nënshkrimin e Hoxhës, klubi nga Suhareka ka shkruar (po ashtu pa ndërhyrje):

“Transferimi bombastik i radhës është njëri ndër mbrojtësit më të mirë në futbollin Kosovar, YLL HOXHA i cili nënshkruan me klubin tonë duke refuzuar shumë oferta”.

“Hoxha futbollist kampion i cili në supet e tijë bart shumë asistime e gola të realizuara ndër vite , së fundmi ishte pjesë e SC Gjilani duke u paraqitur në garat europiane kurse në të kaluarën ishte pjesë e FC Prishtina , KF Feronikeli , FK Kukësi , KF Vllaznia etj”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ish-ylli i Arsenalit në gjyq me babanë: E braktisën si foshnjë dhe tani po i kërkojnë para

Ish-ylli i Arsenalit në gjyq me babanë: E braktisën si foshnjë dhe tani po i kërkojnë para

Ndërkombëtare
“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

Ndërkombëtare
Real Madridi ka vendosur të ndahet me tre lojtarë në verë

Real Madridi ka vendosur të ndahet me tre lojtarë në verë

La Liga
Barcelona e bën prioritet transferimin e Julian Alvarezit, i ofron Atleticos para dhe një futbollist

Barcelona e bën prioritet transferimin e Julian Alvarezit, i ofron Atleticos para dhe një futbollist

La Liga
Gjiganti evropian po mendon transferimin e Heung-min Son nga Tottenham

Gjiganti evropian po mendon transferimin e Heung-min Son nga Tottenham

Premier League
Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe

Premier League
Kalo në kategori