Zyrtare: Llapi vazhdon bashkëpunimin me Hamdi Namanin dhe Ilir Blakçorin

Llapi sot (10 qershor) përmes një njoftimi në rrjetet sociale ka konfirmuar se kanë vazhduar bashkëpunimin edhe për dy vite të tjera me dyshen Hamdi Namani dhe Ilir Blakçori.
Të dy lojtarët ishin një pjesë e rëndësishme e formacionit të Tahir Batatinës dhe tani do të vazhdojnë të punojnë nën urdhrat e tij edhe për dy sezone të tjera.
Njoftimi i plotë i Llapit:
Komunikatë Zyrtare: Hamdi Namani dhe Ilir Blakçori 'blindohen' drejt sukseseve të reja, edhe dy-vite bardhekaltër Klubi Futbollistik Llapi njofton se dyshja Hamdi Namani dhe Ilir Blakçori kanë vazhduar kontratat me klubin edhe për dy-vitet e ardhshme. Dyshja Namani-Blakçori kanë qenë pjesë e rëndësishme e skuadrës, duke ndihmuar klubin t'i arrij objektivat andaj klubi ka vendosur t'i ketë në ekip edhe për dy sezonet e ardhshme.





















































