Kampioni vjeshtor i Kosovës, Llapi ka bërë transferimin e parë për afatin kalimtar të janarit.

Llapjanët kanë nënshkruar me sulmuesin e Besës së Pejës, Altin Merlakun.


Merlaku do të jetë pjesë e Llapit deri në dhjetorin e vitit 2018, pasi kontrata është një vjeçare.

Lajmin e ka konfirmuar faqja zyrtare e klubit llapjan në Facebook.

Përveç Besës, Mërlaku më parë ka luajtur edhe për Drenicën dhe Dukagjinin e Klinës. /Telegrafi/

FB IMG 1513366338711

telegrafi sport app