Zyrtare: Kucka lë Milanin për Trabzonsporin
Trabzonspor këtë vit feston përvjetorin e 50 të themelimit të klubit.
Skuadra që shtatë herë në histori të veten është shpallur kampion, këtë vit e ka marr më seriozisht punën dhe ka filluar me përforcimet e reja.
Trabzonspor sot ka sjell në radhët e veta mesfushorin sllovak të Milanit, Juraj Kucka, i cili nuk kishte më në vend te italianët pas shumë transferimeve të siguruar kohët e fundit, transmeton Telegrafi.
Futbollisti i ka kushtuar ekipit turk gjashtë milionë euro ndërsa ka nënshkruar kontratë trevjeçare.
Mesfushori 30-vjeçare vitin e kaluar ishte paraqitur në 33 ndeshje për Milanin, ku ka shënuar katër gola dhe ka asistuar dy herë ndërsa për kombëtaren sllovake është paraqitur 56 herë. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























