Zyrtare: James Milner vazhdon kontratën me Liverpoolin

Mesfushori i Liverpoolit, James Milner do të qëndrojë në klub deri në verën e vitit 2022.
Lajmin e ka konfirmuar klubi në faqen e tyre zyrtare duke shtuar se 33-vjeçari ka rinovuar për 2 vite e gjysmë.
Më kontratën e sotme atij i bie që do të qëndrojë në "Anfield Road" për shtatë sezone.
Megjithëse në këtë sezon kontributi i Milnerit nuk ka qenë i madh, pasi në shumë ndeshje ka qenë rezervist.
Sot edhe trajneri Jurgen Klopp e rinovoi kontratën me ‘’The Reds” deri në vitin 2024.
Skuadra më e suksesshme angleze në Evropë është një nga favoritet kryesor për të fituar sërish Ligën e Kampionëve si dhe janë në rrugë të mbarë për të fituar pas 30 vitesh edhe titullin kampion të Anglisë. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
13/12/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































