Zyrtare: Florentina Kolgeci transferohet në Turqi, nënshkruan për Amedspor

Vazhdon transferimi i futbollisteve kosovare në Superligën e Turqisë.
Portierja e Kombëtares së Kosovës, Florentina Kolgeci ka bërë hap të madh në karrierë.
Reprezentuesja kosovare karrierën do ta vazhdoj në Turqi te skuadra Amedspor Kadin Futbol Takimi.
Në dy vitet e fundit Florentina Kolgeci ka qenë në Shqipëri teksa ka mbrojtur për Tiranën dhe Gramshin.
Ajo ka nënshkruar kontratë një vjeçare me Amedsporin, derisa klubi i ka uruar mirëseardhje. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


































