Zyrtare: Feronikeli konfirmon transferimin e sulmuesit Van-Dave Harmon

Sulmuesi nga Liberia, Van-Dave Harmon është konfirmuar zyrtarisht si lojtari më i ri i kampionit aktual të Kosovës, Feronikelit.
Gjatë ditës, Telegrafi ka njoftuar ekskluzivisht arritjen e marrëveshje në mes të Feronikelit dhe ish-sulmuesit të Drenicës.
Pas disa orëve ka ardhur edhe zyrtarizimi nga vet klubi nga Drenasi, i cili e konfirmon transferimin e sulmuesit Van-Dave Harmon.
Njoftimi i Feronikelit: Feronikeli ka bërë lëvizje në minutat e fundit të afatit kalimtar të janarit, duke u përforcuar fuqishëm në sulm. Përforcimi i radhës në klubin e Feronikelit, është sulmuesi nga Liberia, Van-Dave Harmon. Harmon ka qenë cak i shumë skuadrave nga Kosova dhe më gjerë, por vendosi që firmën ta vë në kontratën e Feronikelit. Ai ishte pjesë e klubit të Drenicës, klub me të cilin i kanë ndarë rrugët me marrëveshje të dyanshme. 24-vjeçari shënoi gjashtë gola në 12 takime të zhvilluara, duke qenë njëri nga sulmuesit më të mirë në kampionat./Telegrafi/









































