Rilindja 1974 ka zyrtarizuar për trajner Faruk Statovcin, i cili kishte mbeur pa punë pasi u largua nga Flamurtari  Statovci ishte larguar pas disfatës 6-0 nga Dinamo e Ferizajt, duke i lënë kuqezinjtë pa asnjë pikë në fund të renditjes në Ligën e Pparë.  “Statovci vjen me një eksperiencë të pasur në futbollin vendor dhe ndërkombëtar”.  

“Me një karrierë të gjatë si lojtar dhe trajner, ai ka dëshmuar aftësitë e tij në ndërtimin e ekipeve të forta dhe strategjive inovative që çojnë drejt sukseseve të mëdha”, ka shkruar ndër të tjera Rilindja 1974.  Rilindja 1974 në Grupin A të Ligës së Parë zë vendin e shtatë me nëntë pikë pas tetë ndeshjeve të luajtura. /Telegrafi/  

telegrafi sport app