LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Diant Ramaj, portieri nga Kosova transferohet te Ajaxi

Zyrtare: Diant Ramaj, portieri nga Kosova transferohet te Ajaxi

Diant Ramaj ka bërë hapin e madh në karrierën e tij, duke iu bashkuar njërës nga skuadrave më të mëdha evropiane, Ajax Amsterdam.

Portieri nga Kosova me pasaportë gjermane është larguar nga Eintracht Frankfurti dhe karrierën do ta vazhdoj te gjiganti holandez.

21-vjeçari tanimë është prezantuar në fanellën e Ajaxit, derisa ka nënshkruar kontratë afatgjate deri në verën e vitit 2028.


Portieri kosovar bën hapin e madh në karrierë, arrin marrëveshje me Ajax Amsterdamin
Lexo po ashtu Portieri kosovar bën hapin e madh në karrierë, arrin marrëveshje me Ajax Amsterdamin

Ajaxi ka paguar tetë milionë euro për transferimin e kosovarit i cili do të konkurrojë për një fanellë titullari me argjentinasin Rulli.

“Ajax, Eintracht Frankfurt dhe Diant Ramaj kanë arritur marrëveshje për transferimin e portierit te Ajax. 21-vjeçari gjerman me rrënjë kosovare ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor 2028”.

“Kontrata e Ramaj me klubin gjerman ishte deri në vitin 2027”, thuhet në njoftimin e klubit holandez.

Ramaj ishte bashkuar me Eintracht Frankfurtin dy vite më parë për vetëm 100 mijë euro, derisa kishte vetëm dy paraqitje në Bundesliga. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Flick zbulon se Yamal donte të zëvendësohej për t'i dhënë minuta Ansu Fatit

Flick zbulon se Yamal donte të zëvendësohej për t'i dhënë minuta Ansu Fatit

Superkompjuteri ndryshon shanset e tetë ekipeve në Ligën e Kampionëve – tani ka një favorit të ri dhe një Real Madrid të ‘vdekur’

Superkompjuteri ndryshon shanset e tetë ekipeve në Ligën e Kampionëve – tani ka një favorit të ri dhe një Real Madrid të ‘vdekur’

Perez e ftoi Ancelottin për një takim urgjent pas humbjes turpëruese ndaj Arsenalit - zbulohen detajet se çfarë biseduan

Perez e ftoi Ancelottin për një takim urgjent pas humbjes turpëruese ndaj Arsenalit - zbulohen detajet se çfarë biseduan

Heroi i Arsenalit hyri në dhomat e zhveshjes së mbretërve pas fitores ndaj Real Madridit, kishte vetëm një kërkesë

Heroi i Arsenalit hyri në dhomat e zhveshjes së mbretërve pas fitores ndaj Real Madridit, kishte vetëm një kërkesë

Notat e lojtarëve, Barcelona 4-0 Borussia Dortmund: Treshja e sulmit katalunas pothuajse perfekt

Notat e lojtarëve, Barcelona 4-0 Borussia Dortmund: Treshja e sulmit katalunas pothuajse perfekt

Brazili merr trajnerin e ri, hoqi dorë nga milionat në klub për të ardhur në kombëtare

Brazili merr trajnerin e ri, hoqi dorë nga milionat në klub për të ardhur në kombëtare

Kalo në kategori