LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: David Domgjoni kalon te Laçi

Zyrtare: David Domgjoni kalon te Laçi

Mbrojtësi që mbylli pjesën e parë të sezonit me Kastriotin, David Domgjoni ka kaluar zyrtarisht te Laçi.

Lojtari ka nënshkruar kontratë të vlefshme dyvjeçare me klubin e ligës elitare shqiptare.

Të gjitha lajmet rreth David Domgjonit
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth David Domgjonit

Futbollisti këtë e ka konfirmuar për Telegrafin duke u shpreh edhe kënaqësinë që do të jetë pjesë e klubit kurbinas.


“Po sot gjithçka kemi finalizuar me Laçin. Jam i lumtur që do të jenë pjesë e kurbinasve. Unë së bashku me lojtarët ju premtojmë tifozëve angazhim dhe rezultatet pozitive”, tha Domgjoni.

Ai më tutje deklaroi se pos dy vjetëve ka mundësi që palët të zgjasin kontratën edhe për një vit tjetër.

Kujtojmë se lojtari në të kaluarën ka luajtur edhe për Tiranën si dhe Lirinë e Prizrenit.

Ndryshe, Domgjoni është pjesë e shpresave të kombëtares së Shqipërisë. /Telegrafi/