Kampionati gjerman, Bundesliga, ka zgjedhur trajnerin dhe lojtarin më të mirë të vitit.

Sezoni që lamë pas në Bundesligën Gjermane ishte i hatashëm ku dolën në pah shumë akter të mëdhenj.


Ndër ta ishte edhe trajneri i Hoffenheimit, Julian Nagelsmann, i cili dërgoi skuadrën e tij në Ligën e Kampionëve duke befasuar të gjithë.

Është pikërisht Nagelsmann, të cilit suksesi i tij i është vlerësuar dhe është zgjedhur si menaxheri i vitit në Bundesliga.

Ndërsa, lojtari më i mirë i vitit është zgjedhur legjenda gjermane e Bayern Munichut, Philipp Lahm, i cili në fund të sezonit u pensionua.

Vlen të theksohet se përkundër karrierës së tij fantastike për më shumë se 20 vite, kjo ishte vetëm hera e parë që Lahm zgjidhet lojtari i vitit në Bundesliga. /Telegrafi/

telegrafi sport app