Aventura e Besnik Krasniqit te Ballkani ka përfunduar pas dy vitesh.

Informacionin e ka konfirmuar vetë futbollisti, i cili përmes një publikimi në llogarinë e tij ka njoftuar se është ndarë nga “Xhebrailat”.


“Prej sot nuk jam më pjesë e Ballkanit! Kemi rënë dakord që të ndërprejmë bashkëpunimin, për arsye personale”.

“Klubit ku kalova dy vite të mrekullueshme, i dëshiroj suksese të mëtutjeshme".

46699438 2215595368678169 8962466105201262592 o

"E falënderoj përzemersisht presidentin Arsim Kabashi, trajnerin Ismet Munishi, dhe gjithë kryesinë dhe shtabin teknik. Si dhe tifozët e mrekullueshëm Xhebsat! Me respekt; Besnik Krasniqi”, ka shkruar anësori kryeqytetas.

Kontrata e Krasniqit me Ballkanin skadonte në fund të këtij viti, por në mënyrë të dyanshme është ndërprerë para kohës.

Krasniqi ishte njëri nga futbollistët titullar të Ballkanit në dy edicionet e fundit. /Telegrafi/

telegrafi sport app