Zyrtare: Ballkani nënshkruan me Leorant Marmullakun

Ballkani ka konfirmuar zyrtarisht trajnerin e talentit 17-vjeçar Leorant Marmullaku.
Klubi nga Suhareka ka vazhduar me përforcimin e skuadrës para nisjes së fazës përgatitore për sezonin e ri në Superligën e Kosovës.
Pas rinovimit të kontratave me disa nga lojtarët kryesor dhe transferimet e Kenan Haxhihamza, Mevlan Zeka dhe Bajram Jashanica, Ballkani ka bërë edhe një goditje.
“Xhebrailat” kanë konfirmuar transferimin e talentit të madh, Leorant Marmullaku, i cili vjen nga Dukagjini i Klinës.
Postimi pa ndërhyrje i BallkanitSuharekë, 08.08.2020 Leorant Marmullaku është shtatëmbdhjetë vjeçar, ëndrrën e tij për t’u bërë futbollist cilësor ka vendosur që të bëjë në FC Ballkani, duke ndjekur hapat e Blend Baftiu, Arbër Hoxhës, Jetmir Topalli etj... Leo luan në poziten e mesfushorit të krahut të djathtë dhe në mesfushë, si futbollist është ndërtuar në klubin e KF Dukagjini (Klinë). Gjithashtu është pjesë e përfaqësuesës së Kosovës. Mirësevjen Leo, na priftë e mbara./Telegrafi/

Nga
Telegrafi
08/08/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































