LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Atletico Madridit i arrin transferimi i ri, Le Normand nënshkruan për pesë sezone

Zyrtare: Atletico Madridit i arrin transferimi i ri, Le Normand nënshkruan për pesë sezone

Robin Le Normand është bashkuar me Atlético Madridin dhe ka nënshkruar një kontratë që do ta lidhë atë me klubin spanjoll për pesë sezone.

Fituesi i EURO 2024m Le Normand i është bashkuar Atletico Madridit nga Real Sociedad për të forcuar vijën e pasme.  Ai njihet për aftësitë e tij fizike, aftësitë e lojës me top dhe ndërhyrjet e forta.

Le Normand e filloi karrierën e tij si 11 vjeçar kur nënshkroi për Stade Brestois, ku debutimin e tij e bëri në Ligue 2 gjatë sezonit 2015/16.


Nga aty ai kaloi te Real Sociedad, ku luajti tre sezone për ekipin rezervë të klubit bask, me të cilin ishte afër ngjitjes në Segunda División. Në 2018/19, ai bëri hapin drejt ekipit të parë, duke bërë debutimin e tij.

Dy vjet pas debutimit të tij, ai fitoi Kupën e Mbretit me Real Sociedad pas një fitoreje ndaj Athletic Bilbao në finale.

Në total, mbrojtësi 27-vjeçar shënoi gjashtë gola në 221 ndeshje për klubin nga San Sebastián. Me Spanjën ka bërë 17 paraqitje me të cilët fitoi Ligën e Kombeve në 2023 dhe Kampionatin Evropian në 2024. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Premier League
Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Salah - luan në Francë

Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Salah - luan në Francë

Premier League
Kalo në kategori