Arbër Hoxha ka bërë hapin e madh në karrierën e tij duke u larguar nga futbolli i Kosovës.

Sulmuesi kosovar është larguar nga Ballkani për ta vazhduar karrierën në Kroaci, te skuadra e Lokomotivës së Zagrebit.


Anësori tanimë zyrtarisht është prezantuar tek skuadra elitare kroate, edhe pse në njoftimin e tyre nuk kanë shkruar për detajet e kontratës mes palëve.

"20-vjeçari i Kosovës, Arbër Hoxha, lojtari më i ri i Lokomotivës. Arbëri ka shënuar 21 gola në 98 ndeshje në Superligën e Kosovës. Mirë se erdhe Arbër", thuhet në njoftimin e shkurtër të klubit kroat.

212081706 4144863058929054 2211438986581951140 n

Karriera e Arbër Hoxhës ka filluar tek skuadra e vendlindjes së tij Istogut, derisa ka vazhduar pastaj edhe te Prishtina dhe Ballkani.

Hoxha ka kaluar nëpër të gjitha grupmoshat e Kosovës, derisa ka debutuar edhe me Përfaqësuesen A.

Ai ka luajtur me Kosovën në ndeshjet miqësore ndaj Suedisë në janarin e vitit të kaluar si dhe këtë vit ndaj Guineas dhe Gambisë ku shënoi edhe një gol të mrekullueshëm. /Telegrafi/

telegrafi sport app