FC Prishtina ka njoftuar se trajneri i ekipit të parë, Afrim Tovërlani, ka dhënë dorëheqje pas ndeshjes së fundit kundër KF Ferizaj, duke marrë përgjegjësinë për rezultatet e skuadrës.

Prishtina sot u mposht nga Ferizaj me rezultat 3-0, ndërsa pothuajse ka mbetur jashtë garës për titullin e kampionit.


Tovërlani kishte marrë drejtimin e ekipit më 25 nëntor dhe gjatë periudhës së tij ka drejtuar 15 ndeshje në të gjitha garat, me një bilanc prej 4 fitoresh, 3 barazimesh dhe 8 humbjesh.


Klubi e falënderon Tovërlanin për angazhimin, profesionalizmin dhe kontributin e dhënë gjatë kësaj periudhe, duke i uruar suksese në vazhdim të karrierës së tij.

Prishtina me Tovërlanin në krye u largua nga Kupa e Kosovës, ndërsa humbi edhe finalen e Superkupës së Kosovës.

FC Prishtina ka njoftuar se në ditët në vijim do të bëhen të ditura zhvillimet e radhës për drejtimin e ekipit. /Telegrafi/.

telegrafi sport app