Nga: Stefan Zweig (fjalë lamtumire shkruar pas vdekjes së Aleksandër Moisiut më 22 mars 1935)
Përktheu: Albert Vataj
Kush pati fatin e lumtur ta njihte nga afër, e di se gjëja që bënte më me pasion Aleksandër Moisiu ishin diskutimet dhe debatet për temat filozofiko-morale. Debatet e nxehta për këto tema nuk i harroj kurrë. Ku jeni, o net të gjata, kur rrinim tok me të, me mikun tim të shpirtit, me më të shtrenjtin e miqve, dhe ai merrte zjarr, jepte e merrte si dinte ai për çështje të filozofisë e të moralit! Sa mrekullisht bukur i rridhte gjuha, që i shprehte mendime të thella, sa me hijeshi dhe me madhështi krejt shpenguar.
Në fillim të këtij qindvjeçari kumboi në skenën e teatrit gjerman për herë të parë zëri i një aktorit të ri, krejt të panjohur. Kishe kënaqësi ta dëgjoje. Ishte një zë i ri, në kuptimin ndryshe prej të tjerëve, një ton me një ëmbëlsi të panjohur deri atëherë, që sa e dëgjoje, nuk mund ta harroje më, apo ta ngatërroje me zëra të tjerë. Ishte shumë me harmonik, me i butë, më melodioz se të gjithë zërat e aktorëve gjermanë, një zë i artë, një ton i ngrohtë e vibrues ndihej në atë zë, sikur të ishte flladi i ngrohtë i jugut që fryn mbi male … e ne, ne dallonim diçka italiane në të, si këngët e mrekullueshme të tyre.
Po aq melodioz e plot harmoni si zëri, ishte dhe trupi ti tij, i lehtë dhe i zhdërvjelltë, me hirin e një fëmije, por me fuqinë e një luftëtari. Ishte një mrekulli të shikoje këtë burrë të ri, i cili në të gjitha transformimet e rolet e shumta, mbeti i njëjtë në magjinë e tij, në pjesën e padronit apo të shërbëtorit, të kontit e po ashtu të një mëkatari dhe në më të bukurin e më të këndshmin rol, atë të dashnorit.
Këtu zëri i tij shndërrohej në muzikë, i gjithë trupi i tij përcillte një ëmbëlsi, dhe po t’i hidhje një shikim, dalloje menjëherë mënyrën e të folurit me plastikën e gjestikën karakteristike italiane … pasqyrë e fjalëve që do fliste më pas. E kush mund ti rezistonte kësaj? Një gjeneratë e tërë e ka dashur atë, “dashnorin e pakrahasueshem”, i cili nëpërmes zërit të tij hyri thellë në zemrat e të gjithë kombit gjerman.
Por, në këtë trup të brishtë fëmijëror, përpëlitej një shpirt i trazuar e rebel, në këtë kokë të bukur si ajo e grekëve të lashtë, digjej një shpirt i zgjuar dhe lakmues … Bota e madhe dhe e ëmbël e ndjenjave brenda këtij artisti, duke luajtur gjithmonë vetëm dashnorin apo të riun e dëshiruar, ndihej shumë e ndrydhur e kërkonte hapësirë; një etje e madhe që kërkonte të zbulonte të fshehtat e thella të jetës, e pushtonte atë. Ishte dëshira e tij të shndërrohej në heronj që vuajnë e që kuriozohen me pyetje të ethshme, në guximtar fuqiplotë.
Nuk donte të mbetej vetëm Romeo edhe pse e luajti atë në njëmijë forma, i riu i përjetshëm, por donte të ishte edhe Fausti – i sëmuri ëndërrues; edhe Mefistofeli – mohuesi i përjetshëm; dhe Edipi – luftëtari kundër fatkeqësive të mbinatyrshme; dhe Hamleti – i papërgjegjshëm, peng i mendimeve të tija … një shpirt që digjet e që askush tjetër si ai nuk mund të jetë, shpirt që nuk mund ta mbyllesh në hapësirën e ngushtë të një “sirtari” (si thuhet në zhargonin e teatrit), ai donte të depërtonte tek njerëzit me të gjitha mënyrat e shpirtit krijues, për t’u ndjerë gjithmonë në naltësitë e ndjenjave.
Çdo formë krijese tokësore, në të cilën ai gjente hapësirë, e zhvillonte në mënyrë njerëzore deri në atë kufi, sa arrinte të prekte diçka hyjnore … e kjo e tërhiqte atë, jo heronjtë klasikë të ngrirë në armaturat e luftës, por heronjtë e vuajtjes ishin qëllimi i tij.
Si të gjithë ne artistët, ashtu edhe ju (artdashësit), nuk do të arrini të harroni se si e luajti ai personazhin e Fedjas te “Kufoma e Gjallë”, rolin e tij më të dashur, të një njeriut të rrënuar e të mbytur nga pesha e fajit të tij, por edhe të vetëdijshëm ndaj tij, që e bënte ta pohonte atë, që ajo më e kushtueshmja, pastërtia te një njeri, është qëndresa e tij, që fatkeqësia që bie, në vend që ta zhdukë njeriun, e pastron atë nga të këqijat tokësore, që të mbijetojë pastaj i pastër e i lirë nga mëkati.
Thellësia e karakterit njerëzor e tërhiqte atë përherë e më shumë në brendësitë e enigmës së saj, në labirintet e çmendura të shpirtrave mëkatar, që ai kishte kënaqësi ti nxirrte në pah, të tregonte se si një njeri ringjallej përsëri nga rrënojat e jetës së tij. Dëshira për të zbuluar fshehtësitë e shpirtrave të hutuar ishte pikësynimi i Moisiut, sepse edhe ai vetë ishte një shpirt i tillë i komplikuar.
Ky problem e trazonte atë përbrenda, e kush pat fatin ta njohë atë nga afër, e di mirë që kjo temë shpirtërore ishte kënaqësia më e madhe për të, e ku ai përfshihej në diskutime të zjarrta … Oh, net të gjata pa gjumë … ku shkoi kujtimi juaj … kur uleshim me të, e përjetonim kënaqësi të papërshkruara, kur ai shpërthente në diskutime shpirtërore e morale?
Si digjej ai nga pasioni i këtyre bisedave, si arrinte të përmbahej nga shpërthimet e tij, sa me elegancë dhe e zhdërvjelltësi, si vringëllimat e shpatave në një ndeshje floreti kryqëzoheshin argumentet, mënyra harmonike se si ai futej në diskutim, forca e shpirtit të tij, gjithçka … e tija … ishin kënaqësia më e madhe e thellësive shpirtërore e njerëzore të këtij gjeniu të teatrit.
Ai ishte gjithnjë i angazhuar në punë dhe asnjëherë nuk u mburr për famën e tij, ai “jetonte pa pasqyrë”, ai nuk futej pompoz dhe “i ndritshëm” në shoqëri, dhe sallonet më në zë të qyteteve të famshme evropiane, kureshtarët e thashethemexhinjtë e tyre, nuk arritën kurrë “ta shohin”. Kontaktet me poetë, muzikantë, e kolegë artistë, ishin nxitje që ai të realizonte nevojat e tija shpirtërore duke mbledhur eksperienca të reja nga realiteti e duke i vënë më vonë në jetën e tij private e profesionale.
Drama e tij për Napoleonin ishte sprovë e kësaj eksperience, dhe kush … kush tjetër (kam të drejtën të pyes) nga aktorët e njohur të ditëve tona, ka arritur t’i afrohet botës krijuese të shkrimtarit, sa ai me këtë vepër? Ai kishte arritur të njohë mirë të fshehtën e teatrit, duke mos lakmuar botët e tjera, atë të së qenit “e vërteta”, jo vetëm për rolin që vjen pas, por të vërtetën dramatike e të përbindshme të jetës në kohën e sotme, e kjo e ngacmonte pasionin e tij.
Sa më shumë që ai ishte pjesë e kësaj, aq më i ndjeshëm bëhej, asgjë nuk ishte më e panjohur apo e vështirë për të, e kjo ishte rruga e drejtë për atë që u bë aktori më universal e më i besueshëm i kohës tonë, i varun prej askujt, por i lidhur me të gjithë – Proteus, zoti i ndryshimit të përjetshëm e që gjithmonë mbeti me pamjen e Zotave.
Por, kjo tashmë është e kaluar. E kaluar … një fjalë e pakuptueshme, thuhet diku tek Fausti. E me të vërtetë, nuk mund të besohet që diçka që ishte pjesë e botës sonë të brendshme, në njëmijë forma, çka ishte figura artistike kryesore në sytë tonë, muzika e veshëve tanë, që na emocionon akoma e që ishte ushqim i ndjenjave tona, duhet ta pranojmë si e “kaluar” … që “çfarë nuk është e pranishme” nuk përjetohet më.
Si mund ta pranojmë që ne thërrasim Moissi – duke menduar të gjallin, e nuk marrim më përgjigje, nuk dëgjojmë më frymëmarrjen e tij, nuk shohim më shkëlqimin e tij … Jo, mos ta mendojmë më atë që nuk mundemi ta pranojmë, që ai nuk është më në mesin tonë, por të mendojmë që nuk harrohet, që vetëm prezenca e tij nuk është … të kthehemi në mbrëmjet e kohës së rinisë, të mbyllim sytë që të kërkojmë në brendësinë e qenies tonë muzikën e zërit të tij, të shikojmë me syrin e mendjes lëvizjet dhe gjestikën e tij të paharrueshme, të ngjitemi me hov pas skene ta përqafojmë apo t’i shtrëngojmë dorën, që të ndjejmë ngrohtësinë e dorës së tij që ai nuk e kurseu për njerëzit, sepse ishte njeri me zemër të madhe, që arriti të depërtojë në shpirtrat e miliona njerëzve.
Të kujtojmë atë që s’mund të përgjigjet më … talentin e tij, njeriun e mirë e shpirtin e paepur që u bë mësim për ne, e unë mendoj se nuk ka tjetër dëshirë te njerëzit, veçse të mësojnë nga ai, atë çka tek ai ishte njerëzore. Ai që na e solli këtë art të shenjtë qoftë i bekuar, e kush mundohet për ta mësuar atë qoftë i mirëpritur. Në personin e tij, ne artistët dhe ju që e doni teatrin, kemi humbur një artist të pashoq e të mrekullueshëm.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Aktori Armond Morina detyrohet t'i paguajë 100 mijë euro Ministrisë së Kulturës

Djali i Fadil Hoxhës, Sharri, ndër të parët ka shkruar parullën: Kosova Republikë!

Vrasja në pusi e Isa Boletinit, nga 80 xhandarë serbë e malazezë

Hakmarrja e Mustafa Krujës për vrasjen e Luigj Gurakuqit: E kthen vrasësin nga Italia në Shqipëri, të vdesë ngadalë - duke vuajtur!

Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!

GJUHA SHQYPE

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës