LAJMI I FUNDIT:

Zvogëloni rrezikun nga kanceri i lëkurës: Këto këshilla do t’ju mbajnë të sigurt jashtë

Zvogëloni rrezikun nga kanceri i lëkurës: Këto këshilla do t’ju mbajnë të sigurt jashtë
(Foto: Pexels)

Duke qenë se vera tashmë ka filluar, dermatologët i paralajmërojnë ata që kalojnë kohë jashtë të kujdesen për lëkurën e tyre në mënyrë që të mos e rritin rrezikun për melanomë.

Dermatologia e Yorkshire dhe ambasadorja mjekësore e Fondit Melanoma, Elizabeth Blakeway-Manning, ndan mënyrat më të mira për ta mbrojtur shëndetin tuaj.

Përbërësit natyralë që mund të ndihmojnë në lehtësimin e djegies nga dielli
Lexo po ashtu Përbërësit natyralë që mund të ndihmojnë në lehtësimin e djegies nga dielli

Zgjedhja e veshjeve është vendimtare

Linja e parë e mbrojtjes kundër diellit duhet të jetë veshja, sepse ajo thith ose bllokon rrezet e dëmshme UV që mund ta parandalojnë kancerin e lëkurës. Njerëzit dueht t’i heqin rrobat e tyre sa më pak të jetë e mundur dhe të mbajnë kapele, sepse skalpi, veshët dhe balli janë zonat ‘më të cenueshme’.


Riaplikoni kremin kundër diellit

Nuk mjafton vetëm të aplikoni në mëngjes një krem ​​që do t’ju mbrojë nga rrezet e diellit. Ekspertët thonë se rekomandohet ripërdorimi i të gjitha llojeve të kremrave kundër diellit çdo dy orë, edhe ato që thonë se duhet të përdoren vetëm një herë në ditë.

Koha e duhur dhe mbrojtja e nevojshme ndaj ekspozimit në diell
Lexo po ashtu Koha e duhur dhe mbrojtja e nevojshme ndaj ekspozimit në diell

Kontrolloni datën në kremin tuaj të diellit

Shumica e kremrave kundër diellit kanë një jetëgjatësi deri në tre vjet. Sa më shpesh të hapet shishja, aq më shumë ka gjasa që mikrobet ta kontaminojnë shishen dhe të bëjnë që cilësia e kremit të bjerë. Prandaj, nuk është ide e keqe të shkruani në paketim kur e keni përdorur për herë të parë, në mënyrë që ata të dinë se sa kohë ka qenë e hapur.

Qëndroni më shumë në hije

Qëndrimi në hije është një mënyrë e mirë për t’i dhënë lëkurës tuaj një pushim nga rrezet UV. Është më mirë të bëni kujdes që të mos digjeni nga ora 11:00 deri në orën 15:00, sepse atëherë rrezatimi është më i fortë. Nëse nuk mund të gjeni hije, rekomandohet të përdorni një ombrellë apo sende të tjera të ngjashme. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Tri ushtrime për gjoks të bukur dhe të fortë

Tri ushtrime për gjoks të bukur dhe të fortë

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Sa zgjat ovulacioni dhe kur mund të mbetem shtatzënë?

Sa zgjat ovulacioni dhe kur mund të mbetem shtatzënë?

Dua bebe
Nëse ndieni ngërçe gjatë shtatzënisë, rrini të qeta: Shtypja mund të jetë e dhembshme, mirëpo me këto tri mënyra mund ta zgjidhni

Nëse ndieni ngërçe gjatë shtatzënisë, rrini të qeta: Shtypja mund të jetë e dhembshme, mirëpo me këto tri mënyra mund ta zgjidhni

Shtatzëna
Si të rregulloni problemet më të zakonshme në çift

Si të rregulloni problemet më të zakonshme në çift

Në çift
Gjithë ç’duhet të dini për gjakun në ngjyrë kafe gjatë periodave

Gjithë ç’duhet të dini për gjakun në ngjyrë kafe gjatë periodave

Këshilla dhe arsye
Kalo në kategori