LAJMI I FUNDIT:

Zvicra vazhdon mbështetjen për Kosovën 

Zvicra vazhdon mbështetjen për Kosovën 

Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ka pritur sot në takim njoftues ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet.

Ministri Gashi falënderoi ambasadorin zviceran për mbështetjen e vazhdueshme që ka dhënë shteti i tij  për Republikën e Kosovës, veçanërisht për MPB, sa i përket projekteve të përbashkëta, kryesisht sa i përket çështjes së migrimit.

Në këtë takim ambasadori zviceran i uroi ministrit Gashi pranimin e detyrës së re si ministër i Punëve të Brendshme dhe premtoi se shteti zviceran do të vazhdojë të jetë përkrahës në proceset nëpër të cilat po kalon Republika e Kosovës.


Të dy bashkëbiseduesit fokus të veçantë i dhanë çështjes së migrimit. Ata vlerësuan se ka pasur një bashkëpunim të mirë në çështjen e menaxhimit të migrimit dhe se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bronkiti, tuberkulozi e kanceri i mushkërive, doktoresha Mehmeti flet në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Bronkiti, tuberkulozi e kanceri i mushkërive, doktoresha Mehmeti flet në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Shëndetësi
Detaje nga vrasja e djalit të ish-gjyqtarit, gjendet një makinë e djegur në Farkë

Detaje nga vrasja e djalit të ish-gjyqtarit, gjendet një makinë e djegur në Farkë

Lajme
Vritet 28-vjeçari në Tiranë, djali i ish-gjyqtarit për krime të rënda

Vritet 28-vjeçari në Tiranë, djali i ish-gjyqtarit për krime të rënda

Lajme
Zogaj: Do të bëjmë pesë miliardë euro investime për një mandat, 30% të buxhetit të shtetit do ta çojmë në paga

Zogaj: Do të bëjmë pesë miliardë euro investime për një mandat, 30% të buxhetit të shtetit do ta çojmë në paga

Politikë
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej

Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej

Lajme
Ahmeti, Kurtit: Gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut është zyrtare

Ahmeti, Kurtit: Gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut është zyrtare

Politikë
Kalo në kategori