Zvicra prapë vendi më i mirë në botë – këto janë top 5 shtetet më të mira për të jetuar

Zvicra është shpallur prapë këtë vit si shteti më i mirë në botë (për të dytin vit radhazi), sipas të dhënave zyrtare nga ‘U.S. News & World Report’.
Lista i ka përpiluar rezultatet e anketimeve nga 21,000 njerëz anë e mbanë botës të cilët i kishin vlerësuar vendet e tyre bazuar në 65 atribute të cilat kanë përfshirë lumturinë, edukimin, ndikimin, mundësinë ekonomike, dhe shumë gjëra tjera.
Telegrafi më poshtë ju sjell pesë shtetet të cilat kanë arritur të dalin si më të mirat për të jetuar në to:
1) Zvicra
Në krye të listës gjendet Zvicra, e cila është e njohur për neutralitetin global, shkallën e vogël të papunësisë dhe ekonominë e fortë. Ndonëse vend jo shumë i madh, qytetarët zviceranë kanë fituar më shumë çmime Nobel sesa thuajse çdo shtet tjetër për kokë banori.
2) Kanada
Kanada njihet anë e mbanë për multikulturializmin dhe standardin e lartë të jetesës. Kualiteti i jetës në Kanadë është renditur si më i larti në botë, ndërkaq ka shënuar pikë të larta në stabilitetin politik, sigurinë dhe tregun e punës. Shteti është renditur i treti edhe në edukim, si dhe i dytë në transparencë.
Sipas anketimit, të ‘këqijat’ e të jetuarit në Kanadë përfshijnë mungesën e argëtimit kualitativ dhe trashëgimisë kulturore.
3) Gjermania
Gjermania – një nga ekonomitë më të mëdha globale – njihet për forcën punëtore dhe ka marrë pikë të larta në ndërmarrësi.
Gjermania gjithashtu është renditur lart në lidhjet globale, edukim, stabilitet ekonomik dhe në aleanca të forta internacionale. Sidoqoftë, shumë pak gjermanë e kanë përshkruar atdheun e tyre si argëtues, të lumtur apo miqësor.
4) Mbretëritë e Bashkuara
Ndikimi ndërkombëtarë i Mbretërisë së Bashkuar i ka rrënjët e thella në histori si një nga perandoritë më të mëdha në botë.
Kjo Mbretëri ka marrë pikë tejet të larta në të drejtat njerëzore, në prestigjin kulturor, në lidhjet globale dhe fuqinë politike. Dobësitë e qytetarëve të këtij vendi janë mungesa e barazisë në rroga, komoditeti dhe dallueshmëria.
5) Japonia
Si ekonomia e tretë më e fortë në botë dhe lideri teknologjik, Japonia ka marrë pikë të larta në ndërmarrje, edukim dhe në kategori të fuqisë globale.
Qytetarët japonezë e përshkruajnë atdheun e tyre si modern, prestigj dhe inovativ.
Sidoqoftë, ky vend ende ka mangësi në çështje të shumta të të drejtave civile si barazia gjinore dhe liria religjioze. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

Fritezat me ajër të ngrohtë mund të jenë shumë të rrezikshme, nëse i përdorni gabimisht

Tri shenjat e horoskopit që ka më shumë gjasa të jenë dhe të ndihen ‘single’

A jeni një person i lumtur? Ajo që shihni së pari do të zgjidhë dilemën tuaj
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Ujori

Ata janë një hap përpara të tjerëve, shenjat e zodiakut që janë të pamundura për t'u manipuluar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë